Bota

Në Indi sulmohen myslimanët e Arakanit

Në Haryana të Indisë u sulmuan familjet myslimane të Arakanit që donin të thernin lopë me rastin e Kurban Bajramit.

Sipas lajmit që zuri vend në median lokale, 45 familje myslimane të Arakanit që jetojnë në fshatin Mujeri që varet nga Haryana, për të përmbushur obligimet fetare të besimit të tyre, blenë dy lopë për kurban.

Por duke qenë se sipas besimit të fshatarëve të tjerë lopët janë të shenjta, familjet myslimane u përballën reagimin e tyre.

Shakir Ahmet, një prej myslimanëve të Arakanit në këtë fshat u shpjegoi fshatarëve të tjerë se hoqën dorë nga therja e lopëve për të cilat kishin mbledhur lek dhe se do të shkonin ti shisnin ato në treg.

Pavarësisht kësaj një grup prej 15-20 personash shkuan në rajon dhe lanë të lira lopët dhe sulmuan myslimanët e Arakanit ku mbetën të plagosur 4 prej tyre./ TRT

OPINIONE