Vdes i riu palestinez i arrestuar nga ushtarët izraelitë

Vdiq i burgosuri palestinez që u plagos nga ushtarët izraelit muajin e kaluar ndërkohë që e arrestonin.

Kryetari i Delegacionit të palestinezëve të Burgosur dhe të Lënë të Lirë, Isa Karaki tha se 21 vjeçari palestinez, Salihi duke rikujtuar se ishte qëlluar nga ana e ushtarëve izraelitë ndërkohë që merrej nën arrest në Kampin e Refugjatëve Ed-Dihejse në Bejtulahim të Bregut Perëndimor në muajin gusht, gjeti vdekjen në spitalin ku po kurohej, Hadassa Ayn Karim.

Kariki tha se qëllimi me armë ndaj të riut palestinez është një “krim lufte” dhe shtoi: “Izraeli është përgjegjës për vdekjen e tij. Ndërkohë që merrej në arrest mund të mos qëllohej me armë. Por qëllimi me armë u bë me synim dhe nga afër”.

Isa Karaki bëri thirrje për ngritjen e komiteteve për të hetuar në lidhje me krime të tilla të kryera ndaj palestinezëve./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne