Në një konferencë për media, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se me rastin në fjalë është se po merret departamenti i Drejtësisë, shkruan lajmi.net.
“Ministria e Drejtësisë ka një bashkëpunim juridik shumë të mirë me Turqinë. Ne trajtojmë kërkesa që janë në përputhje me vendimet e gjykatave. Në këtë drejtim, na kanë dërguar pyetje me shkrim për rastin në fjalë dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit, kam kërkuar nga drejtori i departamentit që të më njoftojë vetëm për çështjet me të cilat mund të njoftohet edhe opinioni publik”, tha Haxhiu në një konferencë për media.
Kujtojme se Autoritete turke kanë arrestuar së fundi kosovarin, Liridon Rexhepi i cili është identifikuar si menaxher i rrjetit financiar të inteligjencës izraelite, Mossad.
Rexhepi është identifikuar dhe arrestuar nga policia e Stambollit, pas hetimeve të kryera nga inteligjenca turke.
Sipas raportimeve të para thuhet se Liridon Rexhepi, shtetas kosovar, po transferonte para për agjentët në teren të Mossad-it në Turqi, e të cilët kishin filmuar objektivat e Mossad-it me drone, drejtuan operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbulluan informacione për fushën siriane.
Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) e zbuloi Rexhepin pasi zbuloi parregullsi në llogaritë e tij financiare, të cilat treguan se ai po bënte depozita të panumërta për operativët e Mossad në Turqi përmes Ëestern Union.
Ai ishte vënë nën vëzhgimin e MIT-it sapo hyri në Turqi më 25 gusht 2024 si dhe u arrestua në Stamboll më 30 gusht në një operacion të përbashkët me policinë e Stambollit, transmeton lajmi.net.
Operacionit e MIT deri më tani kanë zbuluar se agjentët e Mossad-it në Turqi lehtësojnë transaksionet e tyre të parave përmes vendeve të Evropës Lindore.
Liridon Rexhepi është operative i parë i profilit të lartë të Mossad-it që është arrestuar në Turqi këtë vit,.
Që nga janari, autoritetet turke kanë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra persona të dyshuar për lidhje me Izraelin, shumica e të cilave ishin shtetas turq.
Shtatë të dyshuar u arrestuan në janar, gjashtë persona u akuzuan në mars dhe dy të tjerë janë arrestuar në prill./Lajmi.net/