Hebrenjtë etipoias protestojnë kundër racizmit të regjimit zionist

Hebrenjtë etipoias që banojnë në territoret e pushtuara të Palestinës përsëri kanë protestuar kundër racizmit të regjimit sionist duke u mbledhur përball parlamentit të këtij regjimi.

Qendra palestineze për informim njoftoi se këto protesta kanë rifilluar përsëri pasi gjykata e regjimit sionist të hënën pasdite ka marrë vendimin për të liruar policin sionist që vrau Salamon Tika, ndërsa ka deklaruar: “Ai nuk ka të drejtë të hyjë në vendin e ngjarjes, të kontaktojë të afërmit dhe familjarët dhe as të largohet nga territoret e pushtuara”.

Që nga 6 korriku me mijëra hebrenj etiopias kanë protestuar kundër vrasjes së Salamon Tika nga një polic i regjimit sionist. Këto protesta janë zhvilluar në Tel Aviv, Haifa, Eshdud dhe Eshkelon dhe gjatë këtyre protestave deri më tani janë arrestuar 60 persona nga forcat ushtarake të regjimit sionist.

Hebrenjtë etiopias janë prej grupeve të varfra që kanë emigruar në territoret e pushtuara të Palestinës në bazë të premtimeve boshe të regjimit sionist, por atje ky komunitet vazhdimisht po përballet me diskriminim racor duke u konsiderues qytetar të shkallës së ulët./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne