Hebrenjtë fanatikë sërish bastisin kompleksin e Xhamise Al-Aksa

Një grup prej 112 hebrenjve fanatikë dhe një numër i madh i turistëve të huaj nën përcjelljen e policisë izraelite bastisën sot kompleksin Al-Aksa.

Zëdhënësi i Fondacioneve Islame në Jerusalem, Firas Dibs në një deklaratë me shkrim tha se 112 hebrenj fanatikë dhe një numër i madh i turistëve të huaj me përcjelljen e policisë izraelite kanë hyrë në oborrin e kompleksit Al-Aksa nga porta Al-Magribe.

Dëshmitarët okular bënë të ditur se në mesin e hebrenjve ndodhej edhe rabini radikal Moshe David, i njohur si kundërshtar i Al-Aksas.

Kompleksi Al-Aksa, i cili ndodhet në pjesën e pushtuar të qytetit të vjetër të Jerusalemit, është e cilësisë së kibles së parë të myslimanëve.

Ndërkaq hebrenjtë me pretekst se janë gjetur mbetjet e tempullit të Sulejmanit bëjnë gërmime nën kompleksin Al-Aksa, që krahas Xhamisë së Kibles, Xhamisë Kubet-u Sahra përbëhet prej muzeve, medreseve dhe një oborri të madh, ndërsa mbrojnë qëndrimin mbi të drejtën e tyre për të kryer rite fetare në kompleks./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne