Bota

Hebrenjtë fanatikë sulmojnë pronat e palestinezëve në Jerusalemin Lindor

Hebrenjtë fanatikë që jetojnë në vendbanimin e paligjshëm Pisgat Zeev në lagjen Beit Hanina në Jerusalemin Lindor, dëmtuan makinat e palestinezëve që jetojnë përreth, ndërsa në muret e disa shtëpive kanë shkruar slogane raciste.

Dëshmitarët okularë bëjnë të ditur se grupi që dëmtoi makinat e palestinezëve janë pjesëtarët e grupit radikal hebrenj “Hakmarrje”.

Ndërkaq në një komunikatë me shkrim të bërë nga policia izraelite thuhet se “kanë filluar hetimet për kapjen e aktorëve, të cilët dëmtuan makinat dhe shkruan slogane në muret e shtëpive”.

Organizata radikale hebreje “HaKibutsa Lishalem HaKinas” (Hakmarrje), e cila sulmon pronat e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, ndërmerr sulme të ngjashme edhe ndaj fshatrave dhe qyteteve të palestinezëve në Izrael.

Martirizimi i fëmijës 18 muajsh Ali Devabishe dhe babait të tij Saad Devabishe në sulmin ndaj shtëpisë së tyre në vendbanimin Duma të Nablusit në Bregun Perëndimor në vitin 2015, është njëra prej sulmeve kryesore terroriste të organizatës së quajtur “Hakmarrje”./ trt

OPINIONE