Shqiperia

Voltana plas “bombën”: Disa drejtoresha në Shkodër janë përdhunuar

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi është shprehur të hënën për emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel se ka pasur përdhunime të drejtoreshave të rrethit të Shkodrës.

Ademi tha se ndryshimi i shumë drejtuesve femra nga drejtoritë e Hipotekës dhe Spitalit në Shkodër, etj. nuk ka qenë rastësi dhe as një çështje performance e tyre.

Ajo tha se këto zyrtare të shtetit në Shkodër janë përdhunuar nga njerëz të krimit.

E pyetur nga Eni Vasili dhe Anila Basha, Voltana Ademi nuk ka dhënë detaje, por ka thënë se përgjegjësinë e ka shteti.

Mes tjerash, Ademi u ndal edhe tek diskutimi që ka patur me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, për çështjet e rendit publik në Shkodër.

Ademi tha gjithashtu se është përpjekur që të nënvizonte situatën e vështirë dhe shtoi se është irrituar nga një fjalë e Ardi Veliut.

“Më tha se para kamerave flas ndryshe e pas kamerave ndryshe”, – deklaroi Ademi.

OPINIONE