BE hedh hapa ligjorë kundër ‘ligjit anti-Soros’

BE ditën e mërkurë tha se kishte intensifikuar veprimet e saj ligjore kundër Hungarisë lidhur me goditjen e saj ndaj grupeve të shoqërisë civile të mbështetura nga jashtë që kritikët thonë se synim kanë miliarderin Amerikan Xhorxh Soros.

Në raundin e fundit të përplasjes së vazhdueshme mes Brukselit dhe qeverisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili rregullisht ka sulmuar Sorosin, duke e quajtur atë “armik publik” për mbështetjen e supozuar të tij të emigracionit masiv të pakontrolluar.”Duke analizuar me kujdes shpjegimet e paraqitura nga Hungaria, Komisioni Evropian arrin në përfundimin se shqetësimet e saj serioze nuk janë adresuar”, tha komisioni në një deklaratë.

Hungaria tani ka një muaj afat për tu bindur ose ndryshe rrezikon të paraqitet përpara gjykatës së lartë të bllokut, tha komisioni.

Komisioni, krahu ekzekutiv i BE-së, rikujton se çështjen kundër Budapestit e kishte ngritur mbi një ligj që flet për diskriminim të padrejtë dhe kufizim në mënyrë joproporcionale të donacioneve të huaja kundrejt organizatave qeveritare.

Në qershor, parlamenti i Hungarisë miratoi ligjin, i cili detyron grupet që marrin më shumë se 24,000 euro (24,000$) çdo vit fonde nga jashtë shtetit për t’u regjistruar si një organizatë e mbështetur nga jashtë ose rrezikon mbylljen për mosbindje.

Ata gjithashtu do të duhet të përdorin në faqet e tyre, njoftimet për shtyp dhe botimet e publikuara emërtimin “organizatë e mbështetur nga jashtë” .

Qeveria e Orban thotë se masat kanë për qëllim përmirësimin e transparencës, si dhe luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Komisioni gjithashtu tha se “Hungaria po shkel të drejtën e lirisë së shoqatave dhe të drejtën për mbrojtjen e jetës private dhe të dhënave personale” sipas traktateve të BE.

“Hungaria tani ka një muaj kohë për tu marrë me masat e nevojshme për tu pajtuar me opinionin e arsyeshëm. Nëse Hungaria nuk arrin të përgjigjet në mënyrë të kënaqshme ndaj mendimit të arsyetuar, atëherë Komisioni mund t’ia referojë rastin Gjykatës së Drejtësisë të BE”, tha Komisioni./ gazeta Impakt

burimi:worldbulletin

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne