HEGJEMONIA TURKE SFIDOIHEGJEMONIN RUSE!

Savash VELIU

Turqia së pari hërë theu Hegjemonin Ruse në Kaukaz pas atij Amerikan në Lindjen e Mesme që trishtoi Israelin me paçavrat arabe, Emiratët dhe Saudët!

Ishte goditja vetvrasëse të Armenëve ndaj gazsjellësit Turko-Azerbejxhanas në Tovuz që përshpejtoj intervenimin e Turqisë në Nagorno Karabah si ndërhyrje e planifikuar të thej murin e hekurt të Kaukazisë ku keqazi u mposhtën armeno-rusët brenda 44 ditëve, një akt që përshpejtoj shkeljen e këmbës Turke në dyertë e Azisë si një kohë e shtrirë në Kaukazi Perandoria e madhe Osmane. Kjo shtoi guximin dhe forcoi shtetet turke t’i kundërvihen Rusisë dhe Iranit të shtrira si mur tampon mes popujve turke dhe Turqisë. Tani ky murë me formësimin e Unionit të Shteteve Turke të kryesuar nga Turqia me qendër në Turkmenistan u rrënua.

Tani pasi u fut Turqia në Azi, Afrikë dhe në Katar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hodhi Planprojektin sfidues për ndërtimin e kanalit alternativ me të cilën Turqia do merr sigurinë me Detin e Zi edhe bazenet e gazit natyral të zbuluara nga sondazhet turke. Poashtu do të merr nën siguri edhe Ukrainën si partneren tejet strategjike nga furnizohet me motore avionësh, helikopterësh dhe raketash si dhe Gjorgjinë nga kalon gazi Azerbejxhanas drejt Turqisë.

Me këtë Kanal Istanbull do të kontrolloj gjithashtu hyrjet-daljet nga Deti i Zi për në detin Mesdhe, akti çoroditës (shqetësues) për Moskën dhe SHBA-në.

 Njëri nga Truri i ‘’Shtetit të thellë’’ të SHBA-ve Francis Fukuyama ka përpiluar kundërpërgjigjen hakmarrëse me Deklaratën e 104 ish Gjeneralëve turk e më pas bëri Biden të pranoj të ashtuquajturën ‘’Gjenocidi Armen’’. Derisa në anën tjetër Rusët druhen nga një konflikt të mundshëm me Ukrainën apo Gjorgjinë po edhe në Kaukazi, kanali do stoponte rrugën e kalimit për luftanijet ruse nga pala turke gjë që vlen edhe për luftanijet perëndimore NATO.

Turqia posa morri informacionet e shërbimit sekret turk MIT se Rusia përgaditet të godas qytetin Trablus në Libi ajo inskenoi acarimin e Donbaskut të detyroj Rusinë në mobilizim rreth kufirit të Ukrainës, acarim që mbajti me javë larg Rusët nga libia. Dhe posamorrën në Detin e Zi Amerikanët erën e barotit (jo rastësisht me javë të tëra u rrethekua Turqia me ushtri nga SHBA dhe perëndimorët nga Greqia) përshpejtuan të fusin në konflikt Turqinë me Rusinë derisa Ukraina të lëshohej në zjarrë mes dy partnerëve dhe Deti i Zi të kthehet në top zjarri. Konflikt që do kthente planet turke në makth ngase Deti i Zi është plotë me gazë natyral që zbuloj Turqia e kjo do digjej pa nxjerrur një të vetmin gallon gazi prej tij. Poashtu aty do stopohej Gazsjellësi ruso-turk ‘’Turk-Stream’’ konkurentja amerikane që furnizon Evropën me Turqinë nga do kontrollohej sërish Evropa nga Amerikanët derisa në anën tjetër do paralizonte Rusinë nga brenda larg Mesdheut. Kështu me një goditje Amerikanët si fitues do fundosnin dy shtetet partnere Turko-Rusët nga do mbyllte edhe rrugën e vetme tregëtare të daljes së Kinës në Evropë me ‘’Rrugën e Mëndafshit’’!

Siç shihet Turqia dhe Rusia u larguan nga ky acarim duke e kthyer gjendjen normale në rajon që fundosi në ujë tentativën amerikane dhe kështu Deti i Zi shpëtoi fal zgjuarsisë turko-rusisë t’i destabilizoj shtetet përreth kësaj oaze të madhe të gazit dhe petrolit regjional.

Prandaj, Ankaraja së shpejti do të nisë ndërtimin e kanalit të planifikuar të Stambollit, mes Detit të Zi dhe atij të Marmarasë e të futë nën kontroll anijet luftarake amerikane dhe ato ruse që ecin si kapadahij në të. Ky zhvillim bëri që në Moskë dhe Washingtown të bien këmbanat e alarmit, pasi Ankaraja e ka hedhur tashmë idenë se anijet të cilat do të përdorin rrugën e re, nuk do të jenë më subjekt i kufizimeve të konventës së Montreux të vitit 1936, nisma ambicioze mendohet të përfundojë brenda 2023-shit, vit ky që shënon 100 vjetorin e Turqisë moderne..

Gjendja e krijuar alarmon gjithë botën se; Kaukazia, Mesdheu lindor me Ballkanin janë tejet të acaruara e të stërnbushura me armë të Ushtrisë së NATO-së që bëjnë trysni kufijve të Turqisë dhe të Rusisë, një sinjal se jo rastësisht gjithçka mund të ndodh duke kthyer gjithë regjionin në një verë të nxehtë!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne