nga Pirro Prifti
Shen Gjergji mbetet shenjtori karakteristik shqiptareve. Argumentet se përse Shën Gjergji është shënjtor karakteristik dhe I dashur për komunitetin Orthodoks shqiptar gjithmonë ka qënë lidhur me Heroi tonë kombëtar Gjergj Kastiroti-Skënderbu I cili u lind në një Familje orthodokse nga Babai Gjon ( emër I cili nuk është vetëm emër katolik siç pretendojnë sot disa katolikë, sepse në atë kohe shumica dërrmuese e popullatës arbërore dhe epirtote ishin të ritit lindor dhe emrat që sot quhen si katolkë ishin në atë kohë edhe orthodoksë), dhe nënës Vojsava. Stema dhe Flamuri I kësaj familje të lashtë ishin simbole të ritit bizantin,. Këtë symbol Shqipëria e sotme e ka në Flamurin e saj zyrtar.
Heroizmat e Gjergj Kastrioti-Skënderbu I cili lindi me 23 prill 1405 sipas kalendarit të vjetër (sot I bie me kalendarin e ri 6 maj), ditën e Shënjtit Shën Gjergjtrofeprurësit, bënë që jo vetëm në popullatën orthodokse shqiptare për në të gjithë popullatën shqiptare katolike dhe myslimane të nderohet kjo ditë.
Madje në shumë fshtara të sotme të Shqipërisë festohet edhe tek popullata myslimane dita e Shën Gjergjit apo dita e pranverës. Në Elbasan festohet në 14 Mars në popullatat e veriut të Shqipërisë festohet me 1 Mars, duke përkujtuar dhe nderuar Heroi Kombëtar Gejgr Kastrioti -Skënderbeun se sa Shënjtorin Shën Gjergj, pikërisht sepse këto popullata myslimane në reminishencën e tyre përkujtojnë jo datën egzakte të Shëntit Shën Gjergj por përkujtojnë dhe nderojnë Heroin Kombëtar.
Në Komunitetin tonë orthodox Shënjtori Shën Gjergj në kalendarin e sotëm orthodox festohet me 23 prill dhe nga katolikët me 6 Maj. Për shkak të nderimit dhe përkujtimit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu kemi një lidhje analogjike me Shënjtorin Shën Gergj I cili ka jetuar në Kapadoki nga vitet 500 e.s., dhe komuniteti ynë orthodox I cili krijoi Kishën e vet Autoqefale Orthodokse shqiptare nën drejtimin e Peshkopit tonë të nderuar Fan Stilian Noli I cili e bëri Krishtin të flasë shqip në Kishat orthodokse të Shqipërisë, ky komunitet orthodox u vendosi shumë kishave orthodokse në Shqipëri emrin e Shën Gjergjit. Nuk ka në asnjë vënd në Ballkan e ndoshta dhe në botë që të ketë kaq shumë kisha orthodokse me emrin e Shën Gjergjit se sa në Shqipërine e viteve para 1967.
Diktatura shkatërroi kishat e xhamiat. Por në 1992 me ardhjen e demokracisë edhe komuniteti Orthodoks mori frymë lirisht dhe me ndihmën e Fortlumturisë së tij Anastas ndortoi dhe rindërtoi kishat e plot gjëra të tjera. Problemi qëndron edhe sot e kësaj dite se disa kisha me emrin Shën Gjergj (madje dhe kisha me erma tjetrë si p.sh., Kisha e Shën Marise e Tiranës), kur u rindërtuan nuk I u vu emri I mëparshëm. Pse? Kjo kërkon një analizë që unë tani për tani nuk e bëj dot por do të ngre problemin e Kishës së famshme të Shën Gjergjit Korce Kishë e cila u ndërtuar me kursimet e Korcarëve me gurë të mëdhenj dhe varrezën përqark saj, por pasi u prish nga diktatura u shkatërruan gurët mollokë, u larguan varrezat, populli u hidhërua kur u prish kjo kishë. kjo Kishë e famshme e Shën Gjergjit, përcaktonte identitetin e orthodksëve korcare nuk egziston sot.
Ndoshta është bërë pa qëllim mos vendosja e emrit të Katëdrales se sotme të Korcës, por duhet ndërtuar në Korç e Kisha identifikuese dhe karakteristike e Shën Gergjit, sepse por ndryshohet dhe tjetërsohet reminishenca dhe imazhi I së kaluarës së Kishës së Shën Gjergjit, madje shumë Korcarë orthodoksë kanë ikur, ose janë `bërë` grekë, ose janë `bërë` vllehë duke e lënë Korçën një qytet orthodox pa Shënjtorin e vet. Kjo gjë duhet të ndryshojë.
Shume kisha ne Arberi, Epir dhe ne Shqiperi para vitit 1967 kishin emrin e SHEN GJERGJIT.
Ne kishat e restauruara nenvdrejtimin e Fortlumturise se tij ANASTAS, asnje kishe nuk i u vendos emri tradicional shqiptar per orthodokset shqiptare emri SHEN GJERGJ.
Madje kisha kryesore e Shen Gjergjit Korce e cila u prish ne 1967, kur u ndertua nje e re , nuk e mori emrin Shen Gjergj.
Perse?
Pa i hyre aluzioneve, iluzioneve, konspiracioneve, KOASH ka per detyre te vendose emrin e kishes kryesore ne Korce emrin me te cilin krenohej Korca: Kisha e Shen Gjergjit.
Intelektualet orthodokse te Tiranes ftojne te gjithe okomunitetin orthodoks te perkrahin nismen e vendosjes se Kishes katedrale ne Korce emrin e SHEN GJERGJIT.
KOASH duhet te degjoje zerin e besimtareve te saj.
Prandaj po shkruaj edhe këtë herë per SHEN GJERGJIN dhe per Kishen e Shen Gjergjit ne Korce e cila nuk egziston.
Shen Gjergji festohet me Kalendarin e vjeter me 23 Prill. Nga Shenjtor e mori emrin Heroi yne Kombetar Gjergj Kastrioti -Skenderbeu.
Per nder te Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti -Skenderbeu- Komuniteti orthodoks shqiptar per nder te tij dhe ne perkujtim te tij se bashku me Shenjtorin Shen Gjergj, u ka vene nje mori kishave orthodokse emnrin Shen Gjergj.
Kisha e Shen Gjergjit ne Korce e cila u shkaterrua nga komunizmi, nuk u rindertuar me duke e lene Korcen si nje qytet pa identitetin e saj te lavdishem
Per ata qe nuk duan te kuptojne.
Pergjigje te Nderuarit dhe Mikut tim At Grigorit,
I Nderuar Grigor, mos te te vije hic keq sepse problemin nuk e kam ngritur per te share KOASH-in dhe as Fortlumturine e tij Anastas, perkundrazi. Duhet ta lexosh edhe njehere se ckam shkruar dhe do ta kuptosh. Shen Gergji ka qene dhe mbetet identiti i Komunitetit Orthodoks ne Korce. Kisha u shkaterrua nga diktatura. Ne kerkojme te ringrihet nje Kishe me emrin e Shen Gjergjit ne Korce, ose te gjendet nje menyre per te zgjidhur problemin.
Pergjigje te Nderuarit Aleksander Dimroci
I Nderuar Aleksander Dimroci, thirrjen e beme jo per te treguar se kush eshte me besnik ndaj Fortlumturise Anastas, por e beme per te treguar se Shen Gjergji eshte Shenjtori kryesor i Orthodoksise sepse kjo lidhet me ermin e Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti -Skenderbeu, prandaj shume kisha orthodokse e kane kete emer ne Shqiperi,
Se dyti problemi qendron tek Kisha e Shen Gjergji ne Korce e cila u shkakterrua nga rregjimi komunist dhe nuk u rindertua nje kishe me ermin e Shenjtorit Shen Gjergj. Duhet te dini i nderuar Aleksander Dimroci se Shen Gjergji eshte Shenjtori karakteristik i Korces. Mos pasja e nje kishe te tille ne Korce e ka bere te rrije ne hije identiteti orthodoks ne Korce duke shkaktuar nje konfuzion ne komunitet sepse harrohet identiteti shqiptar i percaktuar nga Kisha Shen Gjergjit.