Hejdar Ebadi: Bota nuk mendonte që Iraku kaq shpejtë do të fitonte kundër ISIS

Kryeministri i Irakut ka thënë se bota nuk besonte se Iraku kaq shpejtë do ta thyejë grupin terrorist ISIS në Mosul dhe theksoi rindërtimin e shpejtë të këtij qyteti.

Hejdar Ebadi të dielën ka hyrë në qytetin Mosul, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut dhe ka shpallur çlirimin e plotë të këtij qyteti nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Kryeministri i Irakut të dielën në mbrëmje pas një takimi që zhvilloi me komandantët irakianë të pranishëm në Mosul, deklaroi se çlirimi i këtij qyteti është rezultat i sakrificës dhe flijimit të forcave irakiane dhe ushtria irakiane me trimërinë e vetë ka mahnitur botën. Mediat irakiane gjithashtu kanë raportuar se populli irakian në të gjithë rajonet e këtij vendi të dielën në mbrëmje ka dalë në rrugë për të festuar çlirimin e qytetit Mosul nga pushtimi i grupit terrorist ISIS./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne