Helika i preu gjymtyrët një turisti gjerman, arresohet drejtuesi i skafit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 13:40, kur një 27-vjeçar nga Orikumi aksidentoi rëndë një turist gjerman 46-vjeçar, i cili pësoi prerje në gjymtyrë nga helika e një skafi. Sot, 27-vjeçari është vënë në pranga nga policia.

Sipas informacionit zyrtar, i riu po drejtonte një gomone me dokumentacion të rregullt dhe jashtë zonës së sigurisë së përcaktuar, kur aksidentalisht goditi dhe dëmtoi 46-vjeçarin gjerman, identifikuar me inicialet D.S.

Ngjarja ndodhi në një zonë ku turistët po notonin dhe zhyteshin pranë mjeteve lundruese. 46-vjeçari po zhytej në ujë kur u godit aksidentalisht nga gomonia që drejtohej nga 27-vjeçari, duke pësuar lëndime të rënda.

Menjëherë pas incidentit, autoritetet lokale u njoftuan dhe forcat e rendit ndërhynë, duke arrestuar sot drejtuesin e gomones, në pritje të veprimeve të mëtejshme ligjore. Ndërkohë, 46-vjeçari gjerman u dërgua me urgjencë në spital për ndihmën mjekësore të nevojshme.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe po verifikon nëse janë respektuar të gjitha rregullat e sigurisë në zonën ku ndodhi aksidenti. Ngjarje të tilla nxisin nevojën për rritjen e kujdesit dhe respektimin e zonave të sigurisë në bregdet, për të garantuar mbrojtjen e jetës së pushuesve dhe turistëve.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi, Himarë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin K. V., banues në Orikum.

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet lundrues (gomone),  ka goditur në det me pjesën e përparme të gomones, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne