HESHTJA KA ÇMIMË..!

Savash Veliu

Tragjedia dhe ironija e një inkuizicioni vrastar që kaploi Tetovën gjatë valës së rritur të vdekshmërive nga Covid përfshiu kufijtë alarmante me dimensionin e saj Human dhe dimensionin e saj Politik ku spërjashtohet mundësia të ketë ndodhur edhe për hirë të kampanjës politike dhe rivalitetit në prag të zgjedhjeve lokale që kanë për qëllim të denigrojn oponentin politik sepse sipas disa fakteve ato të fusin në kujtesë opcionin e Sabotimit dhe Diverzionit krimogen për të arritur cakut politik!

Të them troç në aspektin human ndërtimi dhe ngritja e Modular spitalit si Qendra për Covid në Tetovë është për çdo përshëndetje dhe lëvdate gjatë luftës për t’u shpëtuar jetët e njerëzve të rezikuar nga virusi vrastar. Dihet se trajtimet terapike janë bërë në mënyrë mekanike sepse mungojnë pajisjet dhe mjekësia profesionale në këto kushte të rënduara pandemike pa materialet të mjaftueshme shëndetsore te i gjithë spitali shtetëror i tetovës. Shtrohet pyetja a është e mundur të digjet komplet spitali modular për ca minuta pa patur mundësi intervenimi në kohë për t’i evakuar pacientët nga vendi i kapluar me zjarr. Prej çfarë materiali ishte ndërtuar spitali modular e cila nuk i rezistoj asnjë çast zjarrit të tërbuar që përpiu tërë objektin modular duke e lënë të shkretuar vetëm me konstruktin e saj metalik. Përkundrazi objekti prefabrikat i ndërtuar ad-hok i ndihmonte flakëve të zjarrit të tërbohen edhe mëshumë… Atëherë, me çfarë kompoziti ishte ndërtuar spitali modular e cila u vëndua në funksion shëndetsor pa asnjë provë të mëparshëm testuese e të licencuar me çertifikat sigurie prej çdo zjarri të rastit ndoshta e pa pajisur edhe me mjete stabile shuajtëse nga plafoni i modularit ndaj zjarreve apo fatkeqësive tjera të mundshme?! Përse ishin lënë pacientët nën mëshirën e familjarëve të përkujdesen ndaj të afërmve të tyre larg personelit mjekësor në atë natë tragjike?! Këta janë pyetjet e shumta reale që parakalojnë në çdo kokë të shëndosh i cili përjetoi tragjedinë dehumane mbi këtë nënqiell të tetovës që duhet tu përgjigjen të gjithë relevantët politik si përgjegjës duke dhënë llogarin për katastrofën njerëzor!

Nëse e shqyrtojmë tragjedinë nga aspekti politik atëherë; Tragjedia ndodhi në ditën e festimit të pavarësisë kur njerëzit administrativ po edhe personeli mjekësor shtetëror pushonin larg vendeve të detyrës një momentum shumë i volitshëm për t’u kryer një akt krimogen e bazuar sipas kriminalistikës së sotme?!

Çfarë koincidence?!

Më 23 gusht dikush tentoi t’i prish gypat e oksigjenit të spitalit të tetovës (me një akt terrorist), ku poashtu ishte kryer sërish një sulmë i dytë i ngjajshëm me të parën në kompleksin e objektit modular dhe aty përkundrazi në fakt nuk merret asnjë masë e duhur mbrojtëse mbi pajisjet përcjellëse të objektit Covid që të pasoj më pas zjarri vdekjeprurës në mbrëmjen e 8 shtatorit te spitali modular përplotë pacientë dhe familjarë të pafajshëm që për një çast të shkurt u bënë brenda saj shkrum e hi!

Po më kujtohet si sot më 24 gusht nisi në opinionin tetovar të qarkulloj një fjalë sa informative aq edhe kërcënuese; “Tetova nuk ka parë atë çka ka për të parë…”! Fjala rodhi nga goja e banorëve kur nisi shtimi i vdekshmërive nga Covid në Tetovë e më gjërë. Një ditë më parë po nga partia VMRO u cilësua Tetova si Wuhani i maqedonisë i cili përhapë epideminë… (dhe kjo të jep të kuptosh se atje në Tetovë duhet të shfarosen në rrënjë Covidbartësit – dmth, pacientët sikur në mesjetë të digjen në  turrin e zjarit – apo!???)  Nëse është VMRO-ja fajtore, atëherë partitë shqiptare me të madhe po i ndihmojnë bllokut maqedonas të cilës do parti qofshin dhe për të gjitha të zezat fajtor kryesor janë vetë shqiptarët!

Kurse, Profeti Muhammed a.s. na informon sërish për të ardhmen se; …”Do te ngrihen në detyrë të paaftët”. – Buhariu

Sidoqoftë Tragjedia e ndodhur është e papranueshme nga çdo këndvështrim…!!!

Me sa e di në Maqedoninë veriore prej gjashtë Qendrave Covid vetëm në Tetovë ndodhi tragjedia makabre dhe atë pasi u kryen dy para ataket të njëpasnjëshëm ndaj pajisjeve jetike shëndetsore tek i njëjti objekt spitalor, çfarë ironie është kjo…!

Mos të harojmë se, Politika e bën gjithnjë të veten sepse janë të mësuar të punojnë në mënyrë rutinore në të gjitha punët shtetërore poashtu edhe gjatë shpërndarjes së tenderëve kapitale vetëm ndaj biznismenëve të afërt partiak që duke e ndarë qarin e përbashkët ata në anën tjetër nuk ju intereson kurrë ti inspektojn projektet e realizuara në terren sa janë ato të ndërtuara sipas standardeve përkatëse për veprimtaritë e caktuara etj…etj.

Dëmin që e bënë këta njerëz nuk mbulohen – një vetëplagosje klasike – gjithsesi është i madh dhe i tejkalon edhe ëndërrat më të guximshme të shkaktarëve fanatikë të vrasjeve me paramendim si ajo e ‘’Aushficitë’’! Terrorizmi nuk është armik por teknikë e luftës – frikësim politik me vrasje të joluftëtarëve pa armë. Kështu një dëshmitar okular sot kërcënohet me vdekje të cilit i vdiqën babai dhe vëllai në këtë zjarrë të tërbuar vetëm pse ka thënë; ‘’drejtësinë për këtë tragjedi do ta kërkoj edhe në Itali”! Dhe kjo botë rrotullohet! Kush lëndon, do të lëndohet!

Thuhet se; Spitali modular në Tetovë është ndërtuar nga Kompania ‘’Brako’’ e Angjushevit. Angjushev një mik i vjetër i Zoran Zaevit. Spitali modular ka pas probleme edhe më herët që në prillë udhëheqësisë së spitalit i janë paraqitur problemet poashtu edhe ndaj projektuesve dhe bartësve të ndërtimit siç është Ministria e Shëndetsisë.

Ndërkohë, Partitë politike maqedonase në Parlamentin Maqedonasë e veçanrishtë ato ‘’shqiptare’’ bashkë me Ministrinë e Shëndetsisë dhe asaj rajonales të udhëhequr nga kryesia komunale e Tetovës duhet të marrin përgjegjësin moralo-politike mbi vete si përgjegjës direkt apo indirekt të Tragjedisë së Madhe Humane duke qëndruar burrërisht pas kësaj katastrofe njerëzore me llogaridhënie nga përgjegjësit e veçmas bartësve të saj siç janë Ministria e Shëndetsisë dhe Drejtoria Spitalore e Tetovës. Nuk duhet të mjaftohen vetëm me dorëheqjet morale por duhet të japin së pari llogari pas katastrofës së ndodhur në Tetovë. ‘’Çmimi i madhështisë është përgjegjësia’’, thotë Winston Churchill!

Sërish Profeti ynë ka porositur për të ardhmen se;… “Do të shtohet anarkia dhe vdekja”. – Ibn Maxhe

Sidoqoftë, Viktimatë qofshin të pranuar si Dëshmor/Shehid të Xhennetit në katin e Zotit kurse të plagosurve iu dhëntë shërimi i shpejtë kurse familjarëve durimi inshaallah.

Duhet të vëndoj një theks të veçant me një vërejtje ndaj popullit i cili gjithnjë ka rrënë në provim sepse nuk ka treguar kurrë pjekuri integruese të mjaftueshëm për kodeksin e moralit shoqërorë dhe atë islam në dekadat e fundit. A edhe sot si Gjithnjë do zgjedhësh anën e lehtë të Heshtjes! Por, mba mend se; Heshtja ka çmim, dhe saherë që Hesht, ajo të vret mëshumë…! Prandaj o popull… “Largohu prej atij, që i kthen kurrizin Kuranit dhe, që dëshiron vetëm jetën e kësaj bote! (Kur’an En-Nexhm 29)

Heshtja e popullit është më e keqe se të folurit e të çmendurit. Është koha të ‘’Duash at e të duash nënë, por më shumë duaj Njerinë dhe Atdhenë’’!

A duhet të qëndrojmë indifferent dhe vetëm të lutemi duke pritur të na ndodhë sërish ndonjë “tragjedi” i ngjashëm si ky apo ndonjë katastofë më e madhe se kjo duke mbyllur sytë, gojën e veshët mendon do të shpëtosh veten!?? Imam Shafiu ka thënë: Në Kuran është një ajet nga i cili duhet të tmerrohen gjithë keqbërësit. E pyetën cili është ai ajet? U përgjigj: “Dhe Zoti yt nuk harron kurrë”! (Merjem, 64)

Dhe mbetet të shihet se Populli i çartur pas interesitë personal a do të mbledh guximin të kërkoj llogari nga përgjegjësit e votuar duke i detyruar fajtorët për tragjedinë e sotëm dhe ato të 30 viteve të fundit të japin llogari politike për të bëmat e tyre deri në burgosje si ato të pushteti lokal ashtu edhe të pushtetit qendror. Do presim me shpresë deri tek zgjedhjet lokale që të shohim si do të veproj populli në këtë kohë dhe këtë hapësirë të humbur, a sërish si struci do të zhyt kokën në Zall apo do të godas me grusht mbi tavolinë!!!..!

Personalisht kam një sygjerim dhe mendim human aty në vendin e tragjedisë të ngritet një lapidar i mermert i përhimtë me gjitha emrat e viktimave karshi bregut të lumit Shkumbin, aty ball spitalit modular në vendodhjen e tragjedisë në shenjë të respektit që saherë të kalojmë aty pran ti përkujtojmë viktimat e një tragjedie të madhe të këtij qyteti Tetovë – Tragjedi që nuk ka koment. Një katastrofe humane që ndoshta do tia arrij të jet e ndriçuar njëherit mbi drejtësin e duhur njerëzore… me respekt!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne