Ish ministri Damian Gjiknuri mohon para SPAK të ketë përfituar nga bosët e inceneratorëve Mirel Mërtiri e Klodian Zoto apo të ketë udhëtuar me ta, por pranon se ka qenë në shoqërinë e tyre me ftesë të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj. Është zbardhur dëshmia e ish ministrit Gjiknuri, që ka dhënë disa muaj më parë në kuadër të hetimit ndaj ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, pasi rezultoi në udhëtime me bosët e inceneratorëve.
Në lidhje me një udhëtim në Vjenë ku rezultoi se Klodian Zoto kishte prenotuar dhomën e hotelit në emër të Gjiknurit, ish-ministri thotë se shpenzimet janë paguar nga Ministria.
“Kemi qenë në një delegacion për negociatat e CEZ, ishin në Arbitrazh, për zgjidhje me pajtim. Unë në Vjenë kam qëndruar në hotel Ambasador, një natë bashkë me pjesëtarë të tjerë të delegaconit, kurse Arben Ahmetaj ndjenjti në një hotel tjetër. Arben Ahmetaj më ka thënë nëse desha dhe unë të vija te hoteli ku qëndronte ai, konkertisht të hotel Radisson, pasi ishte më një shok. Unë nuk pranova pasi ndërkohë e kisha dhomën të prenotuar tek hoteli që thashë më lart. Në darkë jemi takuar, kemi dalë dhe kemi pirë ndonjë gotë. Kemi qenë unë, Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri dhe një i huaj”.
Gjiknuri thotë faktin që Klodian Zoto kishte prenotuar në emër të tij e mësoi nga mediat, por ka dyshime se këtë ia ka kërkuar Arben Ahmetaj.
“Dua të shpjegoj edhe udhëtimin që kam bërë me Arben Ahmetaj dhe Etien Xhafa në shkurt të 2014. Në datën 8 shkurt 2014 kemi mbërritur në Frankfurt për tu akomoduar një natë në hotel Marriot dhe të nesërmen kemi udhëtuar drejt Amerikës. Duke se ky rast është bërë public në media, unë jam interesuar pranë Ministrisë për të administruar praktikën e udhëtimit. Në praktikën që gjeta, citohej se të gjitha shpenzimet mbuloheshin nga mInistria e Ekonomisë, ku ministër ishte Ahmetaj. Pra ditën që unë kam fjetur në këtë hotel, nuk kam patur informacion se nga kush është bërë pagesa. Ka qenë dhe kolegu im Ahmetaj, i cili në dijeni timë kishte miqësi me Klodian Zoton e Klodian (Mirel) Mërtirin. Dua të sqaroj se unë nuk kam organizuar asnjëherë udhëtim me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, por mund të ketë ndodhur që kemi udhëtuar të të njëjtën linjë, por nuk ka qenë e planifikuar dhe nuk ka patur lidhje udhëtimi i tyre me mua”.