Hezbollahu ekspozon raketa kundërajrore

Hezbollahu i Libanit shfaqi raketat e reja kundërajrore SAM-6 në një ekspozitë ushtarake në qytetin Baalbek në lindje të Libanit.

Sipas Al-Manar, kjo ekspozitë ushtarake u hap të shtunën me praninë e Ibrahim Amin Al-Sejed, kreut të këshillit politik të lëvizjes Hezbollah dhe një numri të madh njerëzish.

Të gjitha pajisjet dhe mjetet e blinduara që u ekspozuan në këtë ekspozitë ishin pajisje që Hezbollahu i kishte kapur në luftën e viteve 1982, 2000 dhe luftën 33-ditore të vitit 2006 me regjimin sionist.

Ibrahim Amin Al-Sejed, kreu i këshillit politik të lëvizjes Hezbollah, në hapjen e kësaj ekspozite tha se pajisjet ushtarake në këtë ekspozitë janë një dëshmi e qartë e fuqisë së rezistencës dhe efikasitetit të tyre në mposhtjen e armikut dhe shenjë e dobësisë së tij.
Duke kritikuar ndjekjen e Amerikës nga disa sundimtarëve arabë, anëtari i lartë i Hezbollahut tha se Amerika nuk ka qenë kurrë me arabët dhe kërkon vetëm plotësimin e interesave të veta.

Hezbollahu i Libanit muajin e kaluar gjithashtu publikoi fotografi të sistemit raketor “Tharullah”. Ky sistem është një armë kundër blindave, ka saktësi ne goditjen dhe shkatërrimin e caqeve dhe mund te përdoret dhe manovrohet shumë lehtë./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne