Një gjykatë në Pakistan pezulloi të martën dënimin me tre vjet burg ndaj ish-kryeministrit Imran Khan, duke urdhëruar lirimin e tij me kusht, raporton Anadolu.
Trupi gjykues prej dy gjyqtarësh i Gjykatës së Lartë të Islamabadit, i kryesuar nga gjyqtari Aamer Farooq, i cili dha vendimin të hënën, njoftoi vendimin e shkurtër.
Khan u dënua më herët në gusht nga një gjykatë në Islamabad për fshehjen e detajeve të dhuratave të huaja që mori gjatë shërbimit të tij gati katërvjeçar. Për rrjedhojë, komisioni zgjedhor e ndaloi atë nga funksionet publike për pesë vjet.
Ish-lojtari i kriketit, i cili përballet me një sërë akuzash, u shkarkua me votë mosbesimi në prill 2022. Ai aktualisht është në burgun e qytetit veriperëndimor të Attock./AA