Provokatori Momika që dogji Kuranin ka marrëdhënie me organizatën terroriste PKK

Stockholm

Redaktori i televizionit Assyria TV që transmeton në Suedi, Dikran Ego, tha se Salwan Momika, i cili muajt e fundit ka kryer provokime kundër Kuranit në vend është një asirian me origjinë irakiane i cili është larguar (dëbuar) nga të gjitha institucionet dhe organizatat e krishtera në Irak dhe se ka marrëdhënie me organizatën terroriste PKK, raporton Anadolu.

Për Anadolu, Ego shpjegoi se Momika është larguar (dëbuar) pas shkaktimit të problemeve në shumë institucione dhe organizata të krishtera në Irak ku ai ka shkuar dhe se ky person i është bashkuar grupit milic “Imam Ali” në Bagdad.

Momika i cili e prezantoi veten e tij si lideri milic i të krishterëve në grupin milic “Imam Ali” nuk mundi të qëndrojë as këtu, u shpreh Ego duke shtuar se provokimet e djegies së Kuranit u pritën me reagim të madh nga asirianët që jetojnë në Suedi.

“Kishat, institucionet dhe organizatat aisiriane që ndodhen në Suedi, përjashtuan dhe dënuan me një gjuhë të ashpër provokimet e Momika-s. Për shkak se asirianët nuk i ofrojnë mbështetje materiale dhe morale, Momika fiton para duke transmetuar provokimet e djegies së Kuranit drejtpërdrejt në Tik Tok”, deklaroi Ego.

Marrëdhënia e Momika-s me organizatën terroriste

Duke theksuar se Momika ka marrëdhënie me organizatën terroriste PKK, Ego u shpreh: “Kur marrim parasysh marrëdhënien e provokatorit Momika me PKK-në; Nëse mendojmë edhe procesin e Türkiye-s që vazhdon për anëtarësimin e Suedisë në NATO, mund ta kuptojmë se Momika është një idiot i përdorshëm që është dizenjuar nga PKK pas sulmeve kundër Kuranit në Suedi”.

Ego, vuri në dukje dhe një raport të akademikut suedez Carll Drot në të cilin ai flet për Momika-n. “Akademiku suedez Carll Drot në studimin që ka bërë mes viteve 2014 dhe 2017 ka përfshirë edhe Salwan Momika në mesin e milicëve asirianë në Irak. Drot në raportin e tij e ka përcaktuar Momika-n si një figurë të mjerë të dhunshme, mashtruese, psikopate që dëshiron të arrijë në një pozicion mes asirianëve. Madje Momika në një intervistë të dhënë për Drot, ka vënë theksin se i urren asirianët”.

Ai tërhoqi vëmendjen se grupi i cili përmendet në raport i emërtuar Dawronoye dhe që pretendon se përfaqëson asirianët, dihet se është themeluar nga organizata terroriste PKK. Më tej Ego tha se “Momika i cili ka detyrë në një grup i cili nuk i shërben asirianëve por vetëm PKK-së, ka lidhje organike me PKK-në”.

Ndeshja e boksit me të riun musliman është e vërtetë, jo trillim

Ego foli edhe për ndeshjen e boksit mes Momika dhe të riut musliman e cila u ndoq shumë në median sociale.

“Ai që rrahu Salwan Momika para gjykatës në qytetin Södertälje të Suedisë është një i ri musliman irakian i quajtur Abbas. U pretendua se kjo pamje e përfolur shumë në media ishte një teatër, por kjo ndeshje nuk ishte teatër, por e vërtetë. Sipas përcaktimeve të mia, këto u takuan për t’u ndeshur pas debateve me ofendime ndaj njëri-tjetrit në median sociale. Edhe Abbas erdhi në vendin e ngjarjes i gatshëm me doreza boksi. Madje edhe Abbas në postimet e tij në rrjetet sociale tha se ngjarja nuk ishte teatër dhe mohoi lajmet në shtypin suedez në këtë drejtim”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress