Rusia i kthen Ukrainës trupat e 84 ushtarëve

Autoritetet e Ukrainës njoftuan të martën se Rusia u dorëzoi trupat e 84 ushtarëve ukrainas, raporton Anadolu.

“U dorëzuan trupat e ushtarëve që dhanë jetën për Ukrainën. Sot, trupat e 84 veteranëve u janë kthyer familjeve të tyre”, tha Komisioneri ukrainas për Personat e Zhdukur, Oleh Kotenko, në Telegram.

Kotenko tha se kthimi i trupave nga rajoni i kontrolluar nga Rusia u krye me ndihmën e agjencive qeveritare, duke përfshirë Ministrinë e Riintegrimit, Shërbimin e Sigurisë të Ukrainës dhe Shërbimin Qendror të Sigurisë të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“Procesi i kthimit të trupave të ushtarëve të vdekur ukrainas vazhdon. Ai po zhvillohet në përputhje me normat e Konventës së Gjenevës”, shtoi Kotenko./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne