Hija e neokonservatorit John Bolton po i afrohet Shtëpisë së Bardhë të Trumpit

nga Wayne Madsen.

Ka pasur shumë raportime që Presidenti Donald Trump nuk është i kënaqur me Këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare, gjeneralin Lt. H. R. McMaster. Në kohën që thashethemet po shtoheshin për një largim të mundshëm të McMasterit, u spekulua gjithashtu se ambasadori i George W. Bushit që asnjëherë nuk u konfirmua si ambasador në Kombet e Bashkuara, dinaku-neokonservator John Bolton, mund të emerohet në vend të McMasterit. Bolton raportohet të jetë parë në Shtëpinë e Bardhë në shumë raste duke u takuar shkurtimisht me Trumpin dhe zyrtarë të tjerë të niveleve të larta.

Me John Boltonin si Këshilltar të Sigurisë Kombëtare, Nikki Haleyin në pozicionin e vjetër të Boltonit në OKB dhe me dominionistin e krishterë, fundamentalistin Mike Pompeon, i cili nga drejtor i CIA-s zëvendësoi Rex Tillersonin si Sekretar të Shtetit, kuptohet se neokonservatorët të cilet nuk u kënaqën me perspektivat e administratës Trump, kanë për të qenë edhe një herë në gabinën e shoferit të politikës së jashtme amerikane pas një ndërprerjeje prej nëntë vitesh. Qëndrimi i Boltonit në OKB u pa qarte nga qëndrimet e tij jodiplomatike, si dhe nga zëdhënësi i tij, Riçard Grenell, i propozuar nga Trump për të qenë ambasador i SHBA-së në Gjermani. Bolton shtyu me forcë vijën e politikës së jashtme neokonservatore, e cila u duk qartë në statutin për lëvizjen, themeluar në vitin 1997, Projekti për Shekullin e Ri Amerikan (PNAC).

Bolton është një kundërshtar i patundur i politikës së jashtme ndërhyrese. Ndërsa Trump hyri në vitin e dytë të qeverisjes, u duk qartë se një krah i neokonservatorëve, elementi më i ashpër i lidhur me krahun fundamentalist të krishterë të Partisë Republikane, kishte kapur kontrollin e politikës së jashtme të shtepisë së bardhë të Trumpit. Bolton ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të deklarojnë luftë kundër Iranit dhe Koresë së Veriut si dhe ka mbrojtur idenë e vendosjes së trupave amerikane në Siri për të luftuar forcat e presidentit Bashar al-Assad.

Bolton gjithashtu favorizon flakjen tutje të marrëveshjes bërthamore të Iranit, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA). Pikëpamjet e jashtme të Boltonit nuk janë më të ndryshme nga ato të kryeministrit izraelit Binyamin Netanyahu, pikëpamje që Boltoni i ndan miqësisht edhe me Trumpin.

Fakti i thjeshtë se Bolton kohët e fundit ka qenë një mysafir në Shtëpinë e Bardhë të Trumpit dhe se Trump thuhet se i vlerëson këshillat e Boltonit, janë një kërcënim për paqen globale.

Më 29 qershor 2017, disa kohë pasi Trump kishte kërkuar këshillat e Boltonit, ish-ambasadori amerikan i SHBA-së në OKB shkroi nje shkrim për Fox News si mëposhtë:

“Ka sinjalizime se qeveria e Asadit mund të planifikojë një sulm tjetër kimik. Pilotët amerikanë kanë goditur forcat që kërcënojnë aleatët tanë dhe kanë rrëzuar një aeroplan sirian dhe nje dron iranian. Mundësia e konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak midis SHBA-së dhe Rusisë është rritur. . . Në vend që të përsërisë gabimet e Presidentit Obama, administrata Trump duhet të ndërmarrë një rivlerësim të dhimbshëm të modelit të John Foster Dullesit, për të ndalur përhapjen e fitores në terren. . . Në Siri, forcat kurde që luftojnë kundër ISIS-it janë të lidhura me PKK-në marksiste në Turqi. Ata përbëjnë një tjetër kërcënim real për integritetin territorial të Turqisë”.

Bolton dëshiron që Shtetet e Bashkuara ta deklarojnë Vëllazërinë Myslimane si një organizatë terroriste. Ai do që Trump të mbështesë embargon e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kundër Katarit, si dënim për lidhjet e Katarit me Vëllazërinë dhe Iranin. Bolton gjithashtu dëshiron të shtojë në listën terroriste të SHBA-së, Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC). Ka të dhëna se Bolton favorizon krijimin e një shteti të ri “laik” në Irak, i cili do të financohet nga Arabia Saudite. Shteti i ri sunit, sipas Boltonit, do të pengonte krijimin e një harku kontrollues shit që shtrihet nga Irani, Iraku, Siria dhe deri në Liban.

Për çështjen e Palestinës, Bolton ka kërkuar heqjen e funksionit të Agjencisë së Ndihmave dhe Punës së OKB-së (UNRWA), e cila administron programet e ndihmave për refugjatët palestinezë. Në maj të vitit 2017, përpara se të pranonte çmimin e kujdestarit të Sionit nga Universiteti Bar-Ilan në Jeruzalem, Bolton tha për The Jerusalem Post se zgjidhja me dy shtete, Izraelin dhe një shteti të pavarur palestinez, duhet të braktiset, ndërsa Hamasi, Fatahu dhe Autoriteti Palestinez duhet të shpërbëhen, Gaza ti jepet Egjiptit dhe Bregu Perëndimor të ndahet mes Izraelit dhe Jordanisë. Bolton tha me cinizëm se beson në një zgjidhje me tre shtete, Izrael, Egjipt dhe Jordani dhe se këto shtete duhet të marrin kontrollin e territorit aktual palestinez. Kur përfaqësonte administratën e Bushit në OKB, Bolton dhe këshilltari i tij kryesor Grenell ishin të njohur për koordinimin e të gjitha votave të Amerikës për çështjet e Lindjes së Mesme me delegacionin izraelit.

Pikëpamjet e tij për botën janë që ora të kthehet mbrapa në vitet 50 dhe të ndiqet politika kontrolluese e zhvilluar prej Sekretarit të Shtetit Dulles. Në vitet 50, mbajtja nën kontroll nënkuptonte Bashkimin Sovjetik. Për Boltonin ky rregull nënkupton tani mbajtjen nën kontroll të Iranit. Ai është pro bashkimit me Turqinë në luftën për të mposhtur kurdët sirianë sepse Bolton beson se ata janë të lidhur me partinë kurde marksiste në Turqi. Pikëpamjet e Boltonit duhet të shqetësojnë Lindjen e Mesme, Azinë Jugore dhe më gjerë.

Retorika neokonservatore e Boltonit për NATO-n nuk është më pak alarmante. Ai dëshiron që anëtarësimi në NATO të shpejtohet për Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Bolton si këshilltar i Trumpit për sigurinë kombëtare do të ndihmonte që të hynin edhe kolegët neokonservatorë në Shtëpinë e Bardhë të Trampit që janë të angazhuar në Institutin e Iniciativës Amerikane në Uashington, ku Bolton gëzon një respekt të madh. Bolton favorizoi veprimet ushtarake amerikane për të parandaluar rikthimin e Krimesë në Federatën use. Emërimi i Boltonit si këshilltar i sigurisë kombëtare të Trumpit do të shmangte konfirmimin e Senatit amerikan, gjë e cila për Trumpin, do të thotë se nuk ka për të pasur diskututime kundershtuese nga senatorët anti-Bolton republikanë si senatori Rand Paul i Kentakit.

I frymezuar nga kohët e Dullesit, Bolton ka promovuar një version të ri të “teorisë domino” për hemisferën perëndimore. Presidenti Ronald Reagan u përpoq ta bindte publikun amerikan se nëse qeveria Sandinista do lejohej të zinte rrënjë në Nikaragua, El Salvador, Guatemala, Honduras dhe më vonë në Meksikë, këto vende do ktheheshin në vende komuniste. Reagan paralajmëroi se komunistët mund të zaptonin qytetin kufitar të Harlingenit, Teksas, sepse ishte vetëm dy ditë larg me makinë që nga Nikaragua. Bolton shërbeu në Departamentin e Shtetit të Reagan-it së bashku me neokonservatoret e tillë si Elliott Abrams dhe ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet ndër-Amerikane. Ka pasur edhe me parë gjithashtu një të ashtuquajtur teori domino që u promovua nga heroi i Boltonit, Dullesi dhe pasardhësit e tij për të mbrojtur ndërhyrjen ushtarake amerikane në Azinë Juglindore me qëllim parandalimin e përhapjes së komunizmit nga Kina dhe Vietnami i Veriut për në Tajlandë, Malajzi dhe si përfundim madje edhe në Australi dhe Honolulu, Hawaii.

Bolton e sheh paqëndrueshmërinë në Venezuelë si fillimin e një anarkie që mund të përhapet në Kolumbi dhe në të gjithë Amerikën Jugore dhe Qendrore. Bolton beson se Kuba dhe Nikaragua po punojnë fshehurazi me Venezuelën për të destabilizuar Amerikën Latine dhe Karaibet. Bolton e kundërshtoi normalizimin e marrëdhënieve të SHBA-së me Kubën dhe e mbështeti largësinë e Trumpit për këto lidhje. Bolton nuk e përmend se ishte administrata e Presidentit Bush që i përsëriti përpjekjet amerikane për të destabilizuar Venezuelën. Bolton do të preferonte që Venezuela të binte nën kontrollin e një autokrati të krahut të djathtë, se sa nën kontrollin e presidentëve progresistë që kanë fituar pushtetin në Brazil, Argjentinë dhe Kili.

Bolton beson se Irani është duke shfrytëzuar trazirat politike në Venezuelë për të pasur akses në depozitat e uraniumit në vend. Ai gjithashtu është i bindur se Hezbollahu ka krijuar një rrjet droge në Amerikën Latine. Bolton i ka bërë thirrje Trumpit që të rivendosë doktrinën e harruar Monroe, që shpall hemisferën perëndimore si fushë të influencës amerikane për shkak të ndërhyrjeve ruse në Amerikën Latine. Preferencat e Boltonit për teori të tilla konspiracionesh që janë të mirëpritura dhe shumë të kërkuara tek republikanët. Ato nuk janë një produkt i analizave të matura të ngjarjeve në botë. I marri dhe i rrezikshmi John Bolton, sigurisht që nuk ka vend nëpër Shtëpitë e Bardha, veçanërisht në atë që tashmë po drejtohet nga dikush që është i çrregullt mendërisht./strategic- culture/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne