Opinion

Libia: Imazhi i vërtetë i ‘ndërhyrjes humanitare’

French President Nicholas Sarkozy, left, Libya's NTC leader Mustafa Abdul-Jalil, center, and British Prime Minister David Cameron, right, gesture during their visit to Benghazi, Libya, Thursday, Sept. 15, 2011. Cameron and Sarkozy gave Libya's new rulers strong support during a landmark visit to Tripoli on Thursday, vowing to release billions of dollars more in frozen assets and to push ahead with NATO strikes against Moammar Gadhafi's last strongholds. (AP Photo/Philippe Wojazer, Pool)

nga Daniel Kovalik.

Para shtatë vjetësh, NATO filloi “bombardimet humanitare” në Libi. Lidhur me “bombardimet humanitare” shumë veta besonin se një vend nuk mundet që të avancojë përpara në cështjet e të drejtave të njeriut nëse nuk bombardohet dhe dërgohet pas për në Epokën e Gurit.

Si fillim, duhet thënë se ndërsa OKB autorizoi zonën e fluturimeve të NATO-s mbi Libi për të mbrojtur civilët, të gjithë civilët, meqë ra fjala, asnjëherë nuk pati autorizim për pushtimin e plotë, i cili u krye dhe u bë shumë shpejt me qëllim ndryshimin e regjimit. Prandaj, operacioni i NATO-s ishte i paligjshëm.

Për më tepër, pushtimi i Libisë shkaktoi më tepër minimin e të drejtave të njeriut sesa mbrojtjen e tyre. Sipas raportit më të fundit të Amnesty International për Libinë, sot ekzistojnë tre qeveri rivale që konkurrojnë për pushtet së bashku me milicitë e ndryshme, kontrabandistët dhe grupet e tjera të armatosura. Siç shpjegon Amnesty International, të gjithë pjesëmarrësit në konfliktin e armatosur në Libi kanë kryen sulme brenda zonave të populluara, duke çuar në vdekje të civilëve dhe vrasje të paligjshme. Grupet e armatosura kanë arrestuar dhe mbajtur pa afat nëpër burgje me mijëra njerëz. Tortura dhe keqtrajtime të tjera janë të përhapura nën kontrollin e grupeve të armatosura, milicive dhe zyrtarëve shtetërorë. Si përfundim, njerzit po shiten si skllevër në tregjet publike në Libi, diçka që nuk është parë në botë për më shumë se një shekull.

Kjo është pasoja e një ndërhyrjeje, për të cilën na u tha se do të përmirësonte të drejtat e njeriut në Libi. Në të vërtetë, ndërhyrja u udhëhoq nga Hillary Clinton, Samantha Power dhe Susan Rice, tre gra të vetë-përshkruara si luftëtare të të drejtave të njeriut dhe të grave. Në vend të kësaj, ato u bënë tre ndihmuese të Apokalipsit. Përveç kësaj, Italia dhe Franca, të cilat gjithashtu ndihmuan në pushtimin e vendit, kishin arsyet e tyre për të ndërhyrë në Libi. Nga ana e tij, presidenti francez Nikolas Sarkozi doli hapur për vrasjen e kreut libian Muamar Gadafit, i cili thuhet se i dha 50 milionë euro për fushatën e tij presidenciale, një pretendim i sapo dalë në dritë për të cilin vetë Kadafi ka qenë dëshmitari kryesor.

Kadafi sigurisht që nuk ishte shenjtor, por ai ishte një udhëheqës shumë më i mirë për vendin e tij se sa ata që mbështet Perëndimi, si monarkia e Arabisë Saudite, shteti i skuadrave të vdekjes Kolumbia, apo qeveria e grushtit të shtetit në Honduras. Në të vërtetë Muammar Kadafi, i nxitur edhe nga djali i tij Saifi, po përpiqej që të demokratizonte Libinë në kohën e pushtimit dhe si palë ndihmuese kishte ftuar Institutin Demokratik Kombëtar të SHBA-së për ta bërë këtë!

Përveç kësaj, Kadafi e kishte marrë Libinë nga pozita e vendit më të varfër të Afrikës dhe e ktheu atë në vendin më të begatë deri në kohën e operacionit të NATO-s. Sic thotë edhe nje analist, “para intervenimit, Libia e kishte GDP-në më të lartën për frymë dhe jetëgjatësinë më të gjatën në kontinent. Më pak njerëz jetonin nën nivelin e varfërisë sesa në Holandë. ”

Për më tepër, një nga arsyet kryesore që na u tha për ndërhyrjen e NATO-s në vitin 2011, ishte për të shpëtuar Benghazin nga dëmet e mëdha të forcave qeveritare të Kadafit. Megjithatë, emailet e brendshme të Hillary Clintonit treguan se ekipi i saj ka pranuar se çdo problem humanitar me të cilin u përball Bengazi ndodhi gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s. Për shembull, asistentja e Klintonit, Huma Abedin, në një email të datës 21 shkurt 2011, vetëm katër ditë pas shpërthimit të protestave anti-qeveritare në Libi, shpjegonte se forcat e Kadafit nuk e kontrollonin më Benghazin dhe se atmosfera në qytet ishte vërtet “festive” . Më pas, në 2 mars, pak më shumë se dy javë para fillimit të bombardimeve, Harriet Spanos nga USAID dërgoi një email që përshkruante raportet e sigurisë të cilat konfirmonin se Bengazi kishte qenë i qetë gjatë dy ditëve të fundit.

Në të vërtetë, siç ma shpjegoi edhe Khaled Kaim, ministri i jashtëm i Kadafit, të cilin kohët e fundit e kam takuar në Venezuelë, personalisht u bëri thirrje përfaqësuesve të SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të ndalur bombardimet e planifikuara për një orë, në mënyrë që vëzhguesit e OKB-së në terren të konfirmonin pretendimet se Bengazi nuk ishte nën kërcënim. Natyrisht që kërkesat e tij u injoruan. Paralajmërimet e Kaimit se pushtimi i Libisë do të prodhonte më shumë kaos dhe terror në botë, gjithashtu u shpërfillën.

Ndërkohë, tani Bengazi është vendi i një krize të rëndë humanitare dhe i një vatre për terroristët pas intervenimit. Përsëri, Amnesty International ka shkruar se është zbuluar një numër varresh masive në Bengazi mes shkurt dhe tetorit 2017. Në të paktën katër raste, grupe trupash u gjetën në pjesë të ndryshme të qytetit me duart e tyre të lidhura prapa shpinës dhe në disa raste me shenja torturash dhe vrasjesh që tregonin për disa stile ekzekutimesh.

Përveç kësaj, gjatë fillimit të vitit 2017, një fraksion i armatosur rrethoi në një kompleks apartamentesh në zonën e Ganfudas të Benghazit, duke prerë të gjitha furnizimet në zonë me ushqim dhe ujë. Ata bllokuan civilët dhe luftëtarët e plagosur të fraksionit tjeter duke u ndalur qasjen për kujdesin mjekësor dhe shërbimet e tjera bazë. Dhe kur i njëjti fraksion çau rrethimin, ata nisin një sulm në zonë duke vrarë pa dallim, ndërsa luftëtarët e fraksionit bënin fotografi pranë trupave të vrarë.

E megjithatë, mbrojtësit e vetë-shpallur të të drejtave të njeriut për Libinë dhe Benghazin tani nuk po duken gjëkundi. Ku janë thirrjet e tyre për ndërhyrje humanitare? Natyrisht që të gjithë përgjegjësit e katastrofës absolute kanë lëvizur dhe po heshtin për tragjedinë që i shkakuan vendit.

Sigurisht që ndërhyrja në Libi nuk ishte për të drejtat e njeriut dhe as për luftën kundër terrorizmit, ashtu sikurse nuk ishin edhe ndërhyrjet e tjera të ngjashme perëndimore në vende si Irak, Afganistan dhe Siri. E vërteta është se këto ndërhyrje i kanë dëmtuar të drejtat e njeriut dhe e kanë përhapur më tej terrorin. Rasti i Libisë ka shpërthyer dhe është përhapur ngjashëm edhe në shtetet fqinje si Niger, Tunizi, Mali, Çad dhe Kamerun. Përveç kësaj, kriza e refugjatëve e krijuar nga kaosi i ndërhyrjes së NATO-s në Libi po dëmton stabilitetin e të gjithë Evropës.

Nga kjo dilet në përfundimin se Perëndimi dhe sidomos Shtetet e Bashkuara janë të prirura për të përhapur paqëndrueshmëri në të gjithë botën, pavarësisht pretendimeve për të arritur pikërisht të kundërtën. Në të vërtetë, SHBA vazhdon të bombardojë Libinë në mënyrë periodike në përpjekje për të ndihmuar forcat e kaosit.

Në kaos, vendet perëndimore dhe korporatat e tyre transnacionale shohin mundësi për më shumë dominim dhe për më shumë fitime. Ata e shohin kaosin jo si një gropë, por si një shkallë. Në rastin e shteteve si Libia, Perëndimi shkon dhe i bombardon, i le në harresë dhe pastaj sjell kompanite që ngarkohen për ta rindërtuar vendin. Dhe Perëndimi nuk ka turp për këtë strategji për të bërë para.

The New York Times e paraqiti shume drejt situatën në një artikull pak pas operacionit të NATO-s i cili përfundoi me vrasjen brutale të Kadafit. Artikulli shoqërohej nga një imazh i një terminali të naftës në Misurata, Libi, ku zjarri dhe tymi i zi dilnin jashtë saj, ndërsa kompanite Perëndimore të ndërtimit dhe ato të infrastrukturës i mbanin shikimet e tyre drejt Libisë. Sipërmarrësit janë të dhënë për naftën dhe për potencialin e biznesit të një vendi me nevoja të mëdha. Një javë përpara vdekjes së kolonel Kadafit më 20 tetor, një delegacion nga 80 kompani franceze mbërriti në Tripoli për të takuar zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Përkohshëm, qeverinë e përkohshme. Javën e kaluar, edhe ministri i ri britanik i mbrojtjes, Philip Hammond, u kërkoi kompanive britanike që të benin gati valixhet e tyre dhe të shkonin në Tripoli.

Por ajo që është e mirë për këto korporata të tilla nuk është e mirë për ne të tjerët. Thjesht, bota nuk mund të përballojë luftëra që sjellin rrënim, mjerim masiv dhe shkatërrime mjedisore. Siç e ka thënë edhe mbreti Pirro, “një tjetër fitore si ajo e Libisë mund të sjellë asgjësimin dhe shkatërrimin tonë.”/rt/Gazeta Impakt