Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, përmes një reagimi në rrjtete sociale ka denoncuar përgjysmimin e konsumit “turistik” në zonën e Himarës, sipas tij pas largimit të “papritur” të qindra e qindra pushtetarëve e patronazhistë pas zgjedhjeve të pjesshme.
“Himara gati të “firmosë” peticionin: “riktheni turistët shefa e drejtora, riktheni patronazhistët”.
Që prej të martës, pas largimit “të papritur” të qindra e qindra patronazhistëve, drejtues politik, ministra, drejtora e shefa, Himara po përballet me rënien e ndjeshme të “turistëve”, kudo raportohet për përgjysmim të konsumit në restorante e markete të zonës.
Duhet zgjidhje, ndaj lideri global dhe kryetari i zgjedhur nga “procesi më demokratik i zgjedhjeve të lira e të ndershme” të reagojnë e ti “japin drejtim” punëve. Koha nuk pret, nga “fitorja në fitore”, shkruan Teliti. /Bw