Hipën në tarracë për të plasur fishekzjarrë, vdes 16 vjeçari në Kurbin

Një 16 vjeçar ka humbur jetën rreth një orë pas hyrjes së vitit të ri në Sanxhak të Kurbinit. Policia lokale bën me dije se adoleshenti me iniciale K.Gj, është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tarracën e ndërtesës ky kishte hipur për të plasur fishekzjarrë.

Ende nuk dihen shkaqet pse vdiq 6-vjeçari natën e mbrëmshme, por paraprakisht dyshohet se i riu mund të jetë goditur nga një plumb qorr ose nga një fishekzjarr. I riu ka marrë një plagë në kokë, çka ishte fatale për të.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnate pasi hipi në tarracë për të hedhur fishekzjarre. Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vërtetë të humbjes së jetës. Ekspertiza është dërguar pranë mjekësisë ligjore në Tiranë.

“Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky shtetas ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarrë, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë, pa shenja jete me një dëmtim në kokë. Pritet ekspertiza mjeko –  ligjore për përcaktimin e llojit të  dëmtimit në kokë“, sqaron policia.

Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne