“Hiqni taksën”, Haradinaj i përgjigjet Mogherinit: Dialogu doli nga ‘binarët’…

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur thirrjes së përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Ai ka kërkuar nga Mogherini që të mos e ndërlidhë vendosjen e taksës ndaj Serbisë me ndërprerjen e dialogut mes dy shteteve.

Haradinaj shkruan se në fakt, dialogu me Serbinë ‘doli nga binarët’ shumë kohë para se të vendosej taksa.

“Dialogu kishte dalë nga binarët shumë kohë para se të vendosej taksa. Mungesa e transparencës, inkurajimi i propozimit për shkëmbim territoresh dhe dështimi i zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese, këto janë arsyet. Dialogut mund dhe duhet të rikthehet pa u ndërlidhur me tarifën,”- shkroi kryeministri në Twitter.

Ndërkaq, Mogherini i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Kosova duhet të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne