Me çfarë lekësh i kanë bërë vilat Luli e Monika?Qytetarët ‘përplasen’ me Ramën

Kreu i qeverisë doli në ERTV, për të komentuar atë që ndodhi të hënën pranë shkollës “Petro Nini” në Tiranë, kur Përmbarimi shkoi të prishte një banesë. Pas kësaj pati komente të shumta, por edhe nga ata që i kërkonin që të fillojnë nga arrestimet duke nisur nga Monika Kryemadhi e Lulzim Basha.

“ERTV Live: PAKTI PER UNIVERSITETIN – 373 ekselentët e parë (dhe më të mirët në rezultate), fitues të Platformës Punë të Mbarë, bëhen pjesë e administratës publike thjesht e vetëm në bazë të meritës. Gati thirrja e dytë për të tjerët në vijim. Ekselentët do të kenë përparësi për çdo vend të lirë pune në shtet”, shkruante Rama, bashkëngjitur videos në fjalë.

Qytetarët i kanë sjellë në fokus ish-kryeministrin Berisha, për të cilin Rama ka një argument, se ai është kazan. Një tjetër qytetar ka një kërkesë publike, që ‘militantët e Kryemadhit’, të zëvendësohen me të rinj të suksesshëm.

Në morinë e komenteve spikat edhe kritika e dikujt, i cili thotë se kryedemokrati Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi flasin për korrupsion, por ata vjedhin më shumë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne