Manjani: Në Shqiperi bëjnë të gjithë si Amerikanë! Amerikanizmi është në nivele qesharake në këtë vend

Përpjekjet e Rusisë për të influencuar në Shqipëri janë në rritje, u shpreh të hënën në Komisionin e Sigurisë, kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) të Shqipërisë, Helidon Bendo.

Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili thotë me ironi se rreziku është aq siç ka qenë në kohën e Enverit, rreziku Anglo-Amerikan.

”Askujt nuk i bie mendja për Rusinë! As për medemek ndikimin e saj. Nga ana tjetër ata që marrin vendime, të cilët mund ta hanë “ndikimin rus”, bëjnë të gjithë si Amerikanë! Amerikanizmi është deri në nivele qesharake në këtë vend. Shihini edhe deputetët zëvendësues”,-shkruan Manjani në facebook.

Sipas Ylli Manjanit rreziku i vetëm janë kompanitë off-shore në tregun tonë. ”Veç në i paçin thënë në vesh amerikanët që të bëhen me rusët. Të vetmet pika të dobëta, që mund të bëjnë disi të besueshme ndikimin rus janë: miqësia me Serbët dhe prezenca e kompanive off-shore në tregun tonë. Për këto të fundit mban përgjegjësi eksluzive Ai, që ka kohë që kërcënon perëndimin me skenarë ndikimi Rus”.

Postimi Ylli Manjanit:

Ndikimi rus..
—————
Ky muhabeti i “ndikimit rus” që qenka rritur, më ngjan me veprën e Enverit: Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinê. Kur Enveri shkroi këtë libër, baballarët e shumë prej këtyre që qeverisin sot ishin me Rusinë. Por një gjë e kanë mësuar këta të sotmit: duhet domosdoshmërisht një armik i jashtëm. Sapo ky armik të gjendet, i bien popullit të vet si n’top t’karadakut!

Zoti mos e dhëntë, por mekanizmi që po përdoret është njësoj! Ndërkohë, në jetën reale, asnjeri e rruan e as e qeth për ndikimin rus. Shumica jetojnë me plaçka të paketuara për në Europë ose presin green card për në amerikë. Të tjerët që jetojnë këtu presin të kapin ndonjë punë nga shteti ose ndonjë privat që ia mbetur. Shesin fara, qofte e perime për të mbijetuar, megjithëse taksat tepër të larta.

Askujt nuk i bie mendja për Rusinë! As për medemek ndikimin e saj. Nga ana tjetër ata që marrin vendime, të cilët mund ta hanë “ndikimin rus”, bëjnë të gjithë si Amerikanë! Amerikanizmi është deri në nivele qesharake në këtë vend. Shihini edhe deputetët zëvendësues…

Veç në i paçin thënë në vesh amerikanët që të bëhen me rusët. Të vetmet pika të dobëta, që mund të bëjnë disi të besueshme ndikimin rus janë: miqësia me Serbët dhe prezenca e kompanive off-shore në tregun tonë. Për këto të fundit mban përgjegjësi eksluzive Ai, që ka kohë që kërcënon perëndimin me skenarë ndikimi Rus.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne