Shqiperia

Historiani fton muslimanët për të krijuar parti politike, Dr Olsi Jazexhi: Të bashkohemi për të shpëtuar Islamin dhe Shqipërinë

Historiani Dr Olsi Jazexhi ka ftuar besimtarët muslimanë në Shqipëri për të krijuar partinë e tyre politike pasi vetëm të bashkuar politikisht ne mund të shpëtojmë Islamin dhe Shqipërinë. Me anë të një statusi në facebook Jazexhi duke renditur arsyet që sipas tij e bëjnë të domosdoshme një zgjedhje të tillë.

Nga arrestimi si terroristë, largimet e padrejta nga puna, mbyllja e xhamive sundimi amerikan mbi shqipërinë dhe shqiptarët janë arsye që duhet të na bashkojnë për të krijuar partinë tonë politike si e vetmja formë për të ndryshuar të ardhmen e vendit.

Statusi i Dr Olsi Jazexhi në facebook:

“Muslimane:

Ju qe ju arrestojne si terroriste. Ju qe u perzene nga punet. Ju qe shikoni sesi i abuzojne miqte tane arabe / palestineze / turq. Ju qe u mbyllin xhamite dhe u lene pa ju falur Allahut. Ju qe amerikanet u shpallin terroriste dhe u ndersejne qafiret qe tu poshterojne. Ju qe u marrin gocat me dhune nga shtepite dhe nje dite do u marrin edhe grate. Ju qe jetoni me frike! Ju qe sundoheni nga Edi Rama, Lul Basha, Rudina Hajdari, Erion Veliaj etj, njerez qe ua cakton mbi koke ambasada amerikane. Ju qe urreni klasen politike, qe doni Allahun dhe Shqiperine. Ju qe doni demokracine dhe nuk doni qe amerikanet tu instalojne diktaturen e mafies dhe koronavirusit:

Qe te shpetojme nga zullumi i qafireve:

DUHET TE KRIJOJME PARTINE TONE POLITIKE.

hajde te bashkohemi dhe bejme partine tone qe te shpetojme jo vetem Islamin, por edhe Shqiperine. te shpetojme te gjithe shqiptaret: qofshin te krishtere, te pafe dhe besimtare.

Nese jeni gati me thoni!”

/Gazetaimpakt/

OPINIONE