Holanda heq kufizimin e eksportit për Turqine në industrinë e mbrojtjes

Holanda ka njoftuar se ka hequr kufizimin për eksportin e disa pajisjeve të industrisë së mbrojtjes për Turqine, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Ekonomisë dhe Çështjeve Klimatike të Holandës publikuan një tekst të përbashkët për vendimin për heqjen e kufizimit për eksportin e pajisjeve të industrisë së mbrojtjes.

Teksti i përbashkët i tri ministrive shpalli masat e marra nga qeveria holandeze në lidhje me kontrollet e eksportit të armëve për të nxitur një afrim më të madh në bashkëpunimin e mbrojtjes në Evropë.

Në tekst thuhej se qeveria holandeze dëshiron të forcojë bashkëpunimin evropian të mbrojtjes dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e Holandës në këto projekte dhe theksoi se kjo kërkon konkurrencë të ndershme në Evropë.

Në tekst theksohet se vitaliteti ekonomik dhe fuqia inovative e sektorit të mbrojtjes holandeze varet në masë të madhe nga eksportet dhe se më shumë se gjysma (54 për qind) e qarkullimit të këtij sektori vjen nga eksportet.

Në këtë kuadër, u theksua se vendimi për kufizimin e eksportit të pajisjeve të industrisë së mbrojtjes, i cili aktualisht është i vlefshëm për Turqine, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Arabinë Saudite, do të marrë fund./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne