Holanda: Shqipërisë i duhet progres i dukshëm dhe konkret

“Holanda është e angazhuar për perspektivën europiane ama në bazë të progresit të dukshëm dhe konkret”, është shprehur ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Holandës, Stef Blok.

Kryediplomati holandez ndodhej në Tiranë ditën e sotme për një vizitë zyrtare.

“Ne jemi të angazhuar për perspektivën europiane ama në bazë të progresit të dukshëm dhe konkret. Është i njëjti mesazh që u kam dhënë vendeve aspiruese. Është mëse logjike që unë të përdor të njëjtat kritere edhe për shtetet aktuale që aspirojnë për në BE. Jemi shumë të përkushtuar që ta ndihmojmë Shqipërinë që të bëjë progres. Duam që nga secili vend aspirues të arrijmë më tej”, tha ai.

Ministri Holandez ka kërkuar dhe dekurajimin e njerëzve për të emigruar si dhe ka nënvizuar luftën që duhet të vjojë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

“Është e rëndësishme të ruhet fokusi tek konsolidimi i reformave shtesë për tu ruajtur fokusin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duhen dekurajuar njerëzit për të emigruar në azil. Orvatjet e tyre do të jenë të pafrytshme. Po punojmë së bashku për të luftuar këtë dukuri”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne