Bota

Holanda tërheq ambasadorin nga Irani

Holanda këtë të hënë ka tërhequr ambasadorin e saj në Iran.

Kjo lëvizje ka ardhur pasi anëtarë të stafit të ambasadës së saj në Tehran janë dëbuar ditë më parë, ka thënë Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, shkruan Euronews.

“Kemi vendosur që ta tërheqim ambasadorin nga Tehrani për konsultime”, ka thënë Blok.

“Vendimi vjen pas dëbimit të dy pjesëtarëve të stafit të ambasadës sonë. Kjo është e papranueshme”.