Kreu i DAESH-it ndodhet në Irak nën mbrojtjen e ShBA-së

“Udhëheqës i grupit terrorist DEASHEbu Bekr al-Baghdadi, është ende gjallë në provincën perëndimore të Anbarit në Irak, ku gëzon ‘mbrojtjen e SHBA-ve’”, – theksoi një ligjvënës irakian.
Në një deklaratë, Hassan Salem, një deputet i lidhur me grupin Asaib Ahl al-Haq (një pjesë e forcave luftarake shiite Hashd al-Shaabi në Irak), tha se Al-Bagdadi, pavarësisht disa raporteve të mëparshme rreth vdekjes së tij, është “duke udhëtuar lirisht nëpër rajon nën mbrojtjen e SHBA-ve”.
“Al-Baghdadi është në shkretëtirën e Anbarit, të cilën e përdor si strehë të sigurt”, tha Salem. “Ai po pajiset me mbështetjen amerikane në bazën ushtarake të Anbarit në Ayn al-Assad dhe po udhëton lirshëm midis Irakut dhe Sirisë”.
Sipas Salem, SHBA-të po ndihmojnë udhëheqësin e DEASH-it sepse dihet se parlamenti i Irakut së shpejti do të kërkojë tërheqjen e plotë të trupave të SHBA-ve nga vendi.
Grupet pro-iraniane në parlamentin e Irakut pritet të miratojnë një rezolutë në mars duke bërë thirrje për largimin e të gjitha trupave amerikane nga Iraku.
Rreth 5,000 ushtarë amerikanë kanë mbetur në vend që nga viti 2014, kur Washingtoni krijoi një koalicion ushtarak ndërkombëtar me synimin e luftës kundër DEASH-it në Irak dhe Siri.
Përveç trajnimit të forcave të Irakut, koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të vazhdon t’i japë ushtrisë irakiane mbështetje ajrore në luftën e vazhdueshme të kësaj të fundit kundër pranisë së vazhdueshme të DAESH-it.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne