Netanyahu nuk mjaftohet me ekzekutimin e tre palestinezëve por urdhëron edhe prishjen e shtëpive të tyre

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar sot prishjen e tre shtëpive palestineze brenda territorit palestinez në Bregun Perendimor.

Shtëpitë u përkasin tre palestinezëve, dy prej të cilëve mëngjesin e sotëm u ekzekutuan nga forcat ushtarake izraelit që po patrullonin në Ramallah. Kurse palestinezi i tretë mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por pa shtëpi.

Izraeli përdor këtë metodë shkatërrimi të shtëpive të palestinezëve që nga viti 1945, ligj që është përdorur që nga koha e Perandorisë Britanike për palestinezët që kryejnë sulme kundër izraelitëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne