Bota

Si me Shqipërinë në vitet ’60: rusët, tonelata grurë për Korenë e Veriut

A cargo ship unloads wheat at the Red Sea port of Hodeida, Yemen November 7, 2017. REUTERS/Abduljabbar Zeyad - RC1A3438E290

Një anije ruse me tonelata grurë si ndihmë humanitare për Korenë e Veriut, zbarkuar në Chongqing Harbour, tha një ambasada ruse në Pyongyang.

“Gjatë fundjavës, stafi i Konsullatës së Përgjithshme të Rusisë në Chongqing vizitoi qytetin port në të cilin u mbajt ceremonia e ndihmës humanitare. Konsulli i Përgjithshëm Yuri Bockarev bëri një inspektim të ngarkesës, 2.092 ton grurë, pas së cilës ai u ngjit në anije dhe bisedoi me ekuipazhin”, njoftoi Ambasada.

Ditë më parë, Koreja e Veriut u kërkoi SHBA zbutjen e sanksioneve, duke e thënë haptazi se po vuan nga rënia e prodhimit ushqimor si pasojë e thatësirave.

Ndihma ruse ndaj vendit komunist që shihet si “delja e zezë” e Lindjes së Largët, të kujton ndihmën ruse po me grurë ndaj Shqipërisë në vitet ’60, me parrullën “ju mbillni agrume, se drithin jua sjellim ne”. Prej kësaj vërtet ndodhi mbjellja e shumë pemëve frutore me agrume në jug, por që pas prishjes me BRSS-në, nisi epoka e “sigurimit të bukës në vend”.

OPINIONE