“Home”, një çmim për ata që nuk kuptojnë tragjedinë e refugjatëve

Filmi 20-minutësh i Daniel Mulloyt, “Home”, i cili kish për qëllim të thellonte vetëdijësimin e publikut mbi peripecitë e njerëzve që ikin prej zonave të konfliktit mes krizës aktuale të refugjatëve, ka fituar Çmimin BAFTA si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër.

Filmi, në të cilin spikasin Jack O’Connell dhe Holliday Grainger, është xhiruar në fshatrat kosovarë të Janjevës dhe Graçanicës.

Vetë Mulloy ka thënë se ka qenë frymëzuar pjesërisht prej eksperiencës së partneres së tij, e cila u largua si refugjate nga lufta në Kosovë.

Ai ishte frymëzuar gjithashtu edhe nga takimi me një familje refugjatësh, e cila ishte kthyer pas në Kosovë, pasi kish bërë përpjekje që të mbërrinte në Bashkimin Europian.

“Pas kësaj, u ktheva në Mbretërinë e Bashkuar, dhe pashë tabela të mëdha në rrugë, që ishin tejet raciste, si dhe politikanët tanë që dehumanizonin ata që njerëz që ikin prej zonave të luftës, duke i quajtur “mizëri” dhe që jetojnë në “xhungla”. Filmi ishte pasojë e faktit që unë desha të jepja një përgjigje”, ka thënë vetë Mulloy në lidhje me këtë film.

Shumë shqiptarë të Kosovës kanë punuar me filmin “Home”, duke përfshirë aktoren e mirënjohur Arta Dobroshi, e mirënjohur për rolin e saj në filmin e vitit 2009, “Heshtja e Lornës”, si dhe Shpat Deda, Eroll Bilibani, Mrine Godanci dhe Elmedina Morina.

Pasi filmi mori çmimin, Shpat Deda shkruajti në Tëuitter: “Nuk kam fjalë! Ky çmim po vjen në #HOME”.

Eshtë hera e dytë që një bashkëpunim kinematografik Mbretëri e Bashkuar-Kosovë rezulton në një sukses të madh, pasi filmi “Shok”, me regjisor britanik dhe aktorë shqiptarë të Kosovës, kandidoi për të fituar Oscar-in vitin që kaloi./ bota.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne