Hondurasi synon zhvendosjen e ambasadës në Kuds deri në fund të vitit

Presidenti i Hondurasit, Juan Hernandez, të dielën tha se vendi shpreson të zhvendosë ambasadën e tij në Kuds deri në fund të këtij viti.

Hernandez në Twitter tha se ai ka biseduar me kryeministrin, izraelit Benjamin Netanyahu, përmes telefonit “për të forcuar aleancën tonë strategjike dhe për t’u dakorduar për të hapur ambasadat në Tegucigalpa dhe Kuds”.

“Shpresojmë ta bëjmë këtë hap historik para fundit të vitit, për sa kohë që pandemia e lejon atë”, shtoi ai, ndërsa po ashtu përgëzoi Netanyahun për nënshkrimin e marrëveshjeve të normalizimit nga Izraeli me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin në fillim të këtij muaji.

Në përgjigje, Netanyahu shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e Hondurasit për Izraelin.

Aktualisht ka dy ambasada të huaja të vendosura në Kuds, e SHBA-ve dhe Guatemalës.

Disa vende janë zotuar të zhvendosin ambasadat e tyre në Kuds, duke përfshirë Brazilin, Hungarinë, Moldavinë, Rumaninë dhe së fundmi, Serbia dhe Kosova./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne