Bota

Hosni Mubarak: Amerikanët e projektuan revolucionin e 25 janarit

Ish-presidenti i Egjiptit me anë të një audio-mesazhi, ka zbuluar rolin e Amerikës në krijimin e revolucionit të 25 janarit të vitit 2011 në këtë vend.

Agjencia e lajmeve Al-Kuds Al-Arabi, ka ripublikuar një audio-mesazh të thuhet se nga Hosni Mubarak në të cilin ai zbulon rolin e amerikanëve në revolucionin e 25 janarit. Hosni Mubarak në këtë audio-fail ka thënë: “Amerikanët që nga viti 2005 bënin përpjekje në krijimin e revolucionit të 25 janarit. Unë e ndjeja këtë çështje, prandaj në një takim që u zhvillua në shtator të vitit 2010, kam thënë se amerikanët më kanë vënë mua në shënjestër, për arsye se unë nuk i kam dhënë asnjë privilegj atyre, as ndonjë bazë ushtarake as ndonjë port detare dhe asnjë leje për përgjim dhe asgjë tjetër. Prandaj, ata kanë treguar interesim për të më larguar me çfarëdo çmimi që të jetë”. Mubarak në vazhdim thotë: “Që nga viti 2005, e kam ndje që amerikanët po bëjnë përpjekje të më largojnë mua, ata që nga ajo kohë nuk kanë ndalur përpjekjet e tyre në këtë drejtim. Në përgjithësi u kam thënë atyre që në vitin 2011 do ta dorëzojë pushtetin dhe nuk do ta lë pushtetin trashëgimi për djalin tim. Amerikanë janë gënjeshtarë, ata kanë propaganduar se pushteti në Egjipt do të bëhet trashëgimi dhe populli gjithashtu u kanë besuar atyre. Unë u kam thënë qytetarëve se sistemi ynë shtetëror është republikan, mirëpo kjo ishte e padobishme sepse aparati medial i Amerikës ishte më i fortë”.