Trump: Lufta kundër Irakut ishte shkop kundër kosheres së bletës

Donald Trump, president i Amerika ka kritikuar ish presidentin Xhorxh Bush dhe agjencisë e shërbimeve informative të Amerikës dhe aleatëve të saj për shkak të sulmit kundër Irakut, të cilin e ka krahasuar me goditjen e kosheres së bletës me shkop.

Agjencia CNN ka publikuar një regjistrim zëri të Donald Trump ku vihet re se presidenti amerikan ka kritikuar ish homologun e tij Xhorxh Bush. Trump në një darkë pune në Florida ka thënë: Kemi pasur politikanë të këqij të cilët e kanë drejtuar vendin për një kohë të gjatë. Vendimi i Amerikës për të sulmuar Irakun në vitin 2003 ishte vendimi më i keq që është marrë deri më sot. Donald Trump edhe më herët ka kritikuar agjencisë e shërbimit sekret amerikan për mos gjetjen e armëve të shkatërrimit në masë në Irak. Sulmi i Amerikës kundër Irakut është bërë me informacione të pasakta dhe të rreme mbi gjoja posedimin e armëve të shkatërrimit në masë nga ana e Irakut, armë që nuk janë zbuluar kurrë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne