Arjan Hoxha dhe Franc Nuri, dy përfaqësues të opozitës, kanë dorëzuar një deklaratë pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar hetim mbi krimet zgjedhore.
Ata i bënë thirrje SPAK-ut të veprojë mbi denoncimet për manipulime dhe parregullsi në procesin zgjedhor, duke theksuar se autorët duhet të përballen me drejtësinë. Në deklaratën e tyre, Hoxha dhe Nuri shprehën shqetësimin për atë që e cilësuan si “ndërhyrje politike dhe abuzim me pushtetin” gjatë zgjedhjeve, duke kërkuar hetime të thelluara dhe transparente./Gazetaimpakt