Hoxhë Elvis Naçi thyen rekord, tejkalon kryeministrin Edi Rama

Rrjetet sociale janë bërë një matës i famës dhe ndikimit të personaliteteve që kanë te masa. I tillë është rasti edhe me Elvis Naçin, hoxha i cili u bë i famshëm në mbarë hapësirën shqiptare falë ligjëratave të tij në rrjetet sociale si Facebook dhe Youtube.

Besohet se ndikimi i Elvis Naçit është edhe më i madh se sa vet kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Njerëzit që pëlqejnë atë dhe çka Elvisi publikon janë shumë në numër.

Fotoja e tij, së bashku me familjen e shpërndarë në Facebook ka marrë rekord pëlqimesh në hapësirat shqiptare duke tejkaluar çdo të famshëm në shqiptari. Janë mbi 90 mijë pëlqime dhe mijëra komente që kanë shkuar për një postim të vetëm te një figurë e famshme. Ndërsa postimi është parë nga më shumë se 800 mijë njerëz. Elvis Naçi ka më pak se 400 mijë ndjekës në Facebook.

Nëse të dhënat e përmendura më sipër i krahasojmë me të dhënat e Kryeministrit Edi Rama i cili ka më shumë se 1 milion ndjekës janë tepër më të mëdha, në urimin e Kurban Bajramit Edi Rama ka arritur të marr vetëm 13 mijë pëlqime, ose 8 herë më pak se hoxha Elvis Naçi.

Fenomeni Elvis Naçi është për tu analizuar, duke marrë parasysh se për një kohë shumë të shkurtër ka marrë famë shumë të madhe që as njerëzit e Showbizit nuk e kanë lehtë ta arrijnë.

Teologët e tjerë, kolegë të Elvis Naçit e komentojnë këtë si mirësi që Zoti e ja ka dhënë dhe thonë se ” Kë e don Allahu e bënë të dashur në sy të njerëzve”./ kosovapost

thhh

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne