Huawei prezanton Mate 10, Mate 10 PRO dhe Mate X Porsche Design, sfidon iPhone X e Galaxy Note 8

Në një event të organizuar në Mynih u prezantuan Huawei Mate 10, Huawei Mate 10 PRO dhe Huawei Mate X Porsche Design

 

Pavarësisht emrave të ngjashëm, tre smartphone-t kanë karakteristika teknike mjaft të ndryshme mes tyre. Mate 10, për shembull, nuk ka një ekran me raport 18:9 (karakteristikë e gjithë modeleve të prezantuar në gjysmën e dytë të 2017-s) por do të jetë 16:9.

Huawei Mate 10 PRO do të ketë ekran 18:9 dhe dizajn bezel-less. Tre modelet e reja të Huawei kanë një “karakter” unik.

Më poshtë janë specifikat teknike të Huawei Mate 10, të Mate 10 PRO dhe Mate X Porsche Design.

 

Karakteristika të Huawei Mate 10 PRO

Huawei Mate 10 PRO është përgjigjja e kompanisë Huawei ndaj LG V30, iPhone X dhe Galaxy Note 8, të cilët kanë dalë pak kohë më parë në treg.

Në brendësi të Mate 10 PRO gjejmë procesorin e ri Kirin 970, i realizuar nga HiSilicon, suportuar nga 6 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme (mungon mundësia për t’u rritur memoria me skedë microSD). Sa i përket procesorit Kirin 970 është e nevojshme të bëjmë një ndalesë – nuk bëhet fjalë për procesorin klasik që gjejmë tek smartphone-t e tjerë të Huawei, por për një procesor që integron në brendësi të tij një bashkëprosesor i7, në gjendje të menaxhojë të gjithë sensorët dhe inteligjencën artificiale.

Huawei Mate 10 PRO është smartphone i parë që vjen në treg me një njësi kushtuar ekskluzivisht inteligjencës artificiale (NPU – Neural Processing Unit). Falë këtij procesori të veçantë, smartphone është në gjendje të njohë deri në 2000 imazhe në minutë dhe të përmirësojë cilësinë e shkrepjeve edhe kur kushtet nuk janë dhe aq të mira.

Ekrani është OLED 6 inç me rezolucion FHD+ (2160 x 1080 piksel) dhe zë më shumë se 80% të pjesës së përparme të smartphone (teknologji FullView). Sektori fotografik është realizuar në bashkëpunim me LEICA: në pjesën e pasme gjejmë dy fotokamera me një sensor RGB 12 megapiksel dhe sensor monokrom 20 megapiksel. Të dy kanë hapje fokusi 1.6.

Stabilizatori optik është i pranishëm tek vetëm një nga dy objektivat, Ndërsa fotokamera e përparme është 8 megapiksel, me hapje fokusi 2.0. Sektori fotografik integron edhe teknologjitë që mbështeten direkt tek Inteligjenca Artificiale: falë funksioneve të reja Real Time Scene AI-powered, bëhet menjëherë njohja e objekteve që gjenden në mjedisin që do të fotografohet. Logjikisht është I pranishëm edhe efekti bokeh.

Bateria 4000 mAh siguron një autonomi 24 orë në rastin kur smartphone përdoret shpesh, ndryshe, ajo zgjat më shumë se një ditë. Ndër të tjera, falë Huawei Charge, ju mund të karikoni 58 për qind të baterisë në vetëm 30 minuta. Huawei Mate 10 Pro është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit falë certifikatës IP67.

Smartphone do të ketë sistem Android Oreo 8.0 dhe funksionin e ri të ndërfaqes EMUI 8.0. Ai do të dalë në treg në mes të nëntorit dhe do të kushtojë 849 euro.

 

Karakteristika teknike të Huawei Mate X Porsche Design

Siç mund ta merrni me mend, emri merr shkas nga iPhone X, i prezantuar një muaj më parë nga Apple. Memoria e brendshme tek Huawei Mate X Porche Design është 256 GB. Një tjetër ndryshim nga Mate 10 PRO është cilësia e materialeve: pjesa e pasme është realizuar prej qelqi me efekt qeramik. Ndryshimi i fundit është çmimi: Mate X Porsche Design do të kushtojë 1395 (do të dalë në treg në mes të nëntorit).

 

Karakteristika të Huawei Mate 10

Bëhet fjalë për versionin “bazë” të phablet-ëve të kompanisë kineze dhe ka disa karakteristika krejt të ndryshme. Karakteristikat e vetme të njëjta me Huawei Mate 10 Pro janë procesori, sektori fotografik dhe bateria. Smartphone zotëron 4 GB RAM, ndërsa memoria e brendshme është 64 GB me mundësinë për t’u zgjeruar me një skedë microSD.

Ekrani është 5.9 inç me rezolucion 2560×1440 piksel. Në këtë model është i pranishëm është jack audio 3.5 mm, i cili mungon në dy modelet e mësipërme. Nuk është rezistent ndaj ujit (ka vetëm certifikatën IP53).

 

Aksesorë Huawei Mate 10

Përveç smartphone-ve, Huawei prezantoi edhe tre aksesorë që mund të përdoren së bashku me pajisjet. Bëhet fjalë për fotokamerën EnVizion 360, SuperCharge Power Bank dhe Smart Scale (peshoren inteligjente).

EnVizion 360 është një fotokamerë 360 gradë që shkrep foto me rezolucion 5 K dhe video 2K. Fotot dhe videot mund të shpërndahen lehtësisht në rrjetet sociale.

Super Charge Power Bank është bateria e jashtme që suporton teknologjinë e rikarikimit të shpejtë të Huawei, ndërsa Smart Scale është një pajisje që monitoron gjendjen e shëndetit të njeriut dhe tregon peshën e trupit nëpërmjet një aplikacioni ad hoc.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne