Huliganët serbë sulmojnë konsullatën e Kosovës në Danimarkë

Konsullata kosovare në Danimarkë është sulmuar nga disa persona të panjohur, të cilët dyshohen të jenë huliganë serbë. Lajmi për sulmin e Konsullatës  është bërë publik në “Facebook” nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai shkruan se autoritetet e Kosovës në bashkëpunim me ato daneze po punojnë për të identifikuar dhe për të vënë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit.

Postimi i Pacollit:

Sot, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë.

Ne e denojmë këtë veprim qyqarë që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.

Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk don të kuptoj se qe 11 vjet në Balkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhët Republika e Kosovës. E denojmë fuqishem propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës./ballkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne