Humb jetën punëtori në Lezhë, policia në vendngjarje

Një punëtor është gjetur i pajetë brenda një objekti në ndërtim në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.

Personi i moshës rreth 40 vjeç është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një aksident në punë apo punëtori të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe të tjera. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton atë që ka ndodhur./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne