Hungari, shfuqizohet ndalesa për xhaminë dhe mbulesën e muslimaneve

Gjykata Kushtetuese e Hungarisë ka shfuqizuar ndalesën të cilën e kishte miratuar kryetari i fshatit Asotthalom, njëherësh pjesëtar i së djathtës ekstreme, me të cilën ndalohej ndërtimi i xhamive dhe mbajtja e mbulesës nga gratë muslimane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata vendosi të mërkurën se ndalesa e cila kishte shpallur të paligjshëm edhe aktivitetin e muezinëve (personat që thërrasin ezanin), ka shkelur mbi liritë e fesë dhe të shprehjes.

Masa e lartpërmendur e cila që nga nëntori i vitit të kaluar ka qenë në fuqi në fshatin Asotthalom, në kufi me Serbinë, është miratuar nga prefekti Laszlo Toroczkai, anëtar i partisë Jobbik, nga e djathta ekstreme.

Para se Hungaria të ndërtojë gardhin në kufi me Serbinë dhe Kroacinë në fund të vitit 2015-të, Asotthalom ka qenë një pikë hyrëse mjaft e frekuentuar për emigrantët të cilët hynin në Hungari për të vazhduar më tej drejt Evropës Perëndimore.

Toroczkai tha vitin e kaluar se masat e miratuara janë bërë në mënyrë që të mbrojë fshatin dhe traditat e komunitetit vendas.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress