Hungaria i kërkon BE-së të lejojë qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë Peter Szijjarto ka qëndruar sot gjatë ditës në Kosovë ku është takuar me krerë të shtetit të Kosovës, mirëpo konferencën për media e mbajti vetëm me homologun e tij në Kosovë, Behgjet Pacolli.

Pacolli tha se janë duke tentuar që së bashku me ministrin Szijjarto në 2019 të bëjnë forumin e dytë në mes të bizneseve të dyja shteteve.

Pacolli përmes konferencës për media i kërkoi institucioneve hungareze që të dërgojnë investitorë në Kosovë.

“Kërkoj nga institucionet hungareze që sa më parë të dërgojnë investitorët hungarez në Kosovë sepse Kosova ka shumë çka të ofroj për të ardhmen, si formë të projekteve strategjike kemi fushën e minierave, ambientit, turizmit. Është e rrugës që të punohet më tepër që Hungaria të jetë pjesë e bashkëpunimit në projekte strategjike”, tha në mes tjerash ministrin Pacolli.

Ndërsa ministri i jashtëm hungarez, Péter Szijjártó e siguroi Pacollin se Hungaria do të vazhdojë të jetë përkrahëse e Kosovës.

Szijjarto vlerësoi se BE-së po tregohet e padrejtë duke mos ia dhënë liberalizmin e vizave qytetarëve të Kosovës.

“Është e padrejtë që BE të mos bëjë liberalizmin e vizave është e padrejtë që të shtohen kushte të reja. Nuk dëshirojmë që BE ta mbajë Kosovën në këtë pozitë. Presim që presidenca të vendos këtë në agjendë, Hungaria të votoj në favor të Kosovës”, tha në mes tjerash ministri hungarez.

Ai nuk la pa përmendur edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, Hungaria do të përkrahë një marrëveshje që sjellë njohjen reciproke në mes të dy vendeve.

“Ne jemi përkrahës që dialogu të mbyllet në mënyrë të suksesshme ne, do ta përkrahim nëse është me njohje reciproke”, tha ministri i jashtëm i Hungarisë.

Ai ka folur edhe për kërkesën e ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski, për të marrë azil politik në këtë shtet. Mirëpo ai nuk ka dashur ta komentoj, duke thënë se është çështje ligjore e jo politike.

“Është çështje ligjore dhe jo politike, autoritet tona relevante autoritet e emigracionit do të merren me procedura bazuar në ligjet ndërkombëtare dhe do të shohim përfundimin”, tha ai.

Ish kryeministri i Gruevski ka disa ditë që është larguar nga Maqedonia, pasi që autoritete maqedonase e kishin shpallur në kërkim.

I pranishëm në këtë takim/konferencë ishte edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne