Huthit nisin valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Një tjetër valë sulmesh me raketa nga Huthit ka goditur Izraelin gjatë natës nga e shtuna në të diel, duke detyruar qytetarët izraelitë të strehohen nëpër bunkerë në mënyrë të përsëritur.

Izraeli njoftoi se kësaj here raketat nuk vinin vetëm nga Irani, por edhe nga Jemeni, të lëshuara nga grupi Huthi — kjo është hera e dytë që Huthit sulmojnë Izraelin në kuadër të përshkallëzimit të fundit.

Sulmi i parë nga Jemeni ndodhi të martën, kur Huthit deklaruan se kishin lëshuar dy raketa. Si kundërpërgjigje, Izraeli bombardoi portin Hodeidah, që kontrollohet nga Huthit në bregun perëndimor të Jemenit.

Huthit, një grup i mbështetur nga Irani, thonë se po ndërmarrin këto sulme në shenjë solidariteti me palestinezët, pas fillimit të luftës në Gaza. Pati një pauzë në sulmet e tyre gjatë armëpushimit në mars, por sapo Izraeli e theu atë, ata rifilluan me raketa dhe dronë.

Për shkak të censurës ushtarake në Izrael, nuk raportohet nëse janë goditur objekte ushtarake. Informacioni që bëhet publik ka të bëjë vetëm me raketat iraniane që kalojnë sistemin mbrojtës “Iron Dome” dhe godasin objektiva civile — çka ka ndodhur si në Tel Aviv ashtu edhe në Haifa. /mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne