I arrestuar për “Shpërdorim detyre”, GJKKO liron ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako do të lirohet nga burgu. Vendimi është marrë sot nga GJKKO, që ka vendosur “Arrest shtëpie” për Vangjush Dakon. Një vendim i tillë është marrë nga gjykata për shkak të afateve të paraburgimit.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe projektin e promenadës.

 

Kujtojmë se Dako është shpallur gjithashtu non grata edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./BW

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne