Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizon operacionin policor të koduar “Operacionalja 14”.
Lokalizohet në Fier dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, një 48-vjeçar i dënuar në Itali, më 9 vjet burgim, për•pjesëmarrje në organizatë kriminale,
•armëmbajtje pa leje,
•trafikim narkotikësh dhe shfrytëzim për prostitucion.
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 14”, kapi në Fier dhe vuri në pranga shtetasin Altin Stopani alias Erion Veliu, 48 vjeç, i lindur në Fier.