I dënuar me mbi 16 vite burg në Itali, arrestohet në Muriqan anëtari i grupit të trafikut të drogës

Policia Kufitare në pikën e kalimit Muriqan ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin në Itali. Gjatë kontrolleve të shtuara dhe pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u arrestua në hyrje të territorit shqiptar Spartak Joanu, 56 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, me 16 vjet e 4 muaj burg, për përfshirje në grup kriminal që merrej me trafikim droge dhe shfrytëzim prostitucioni, sipas legjislacionit penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po ndjek procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit drejt Italisë.

NJOFTIMI

Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së shtetasin Spartak Joanu., 56 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne