Pas publikimit të pagesave marramendëse që Delina Fico ka përfituar nga fondet e USAID – rreth 1 milion dollarë për punën e saj me Reformën në Drejtësi në Shqipëri – reagimet në opinionin publik kanë qenë të shumta. Ndërsa qytetarët janë përballë krizave ekonomike dhe skandaleve të vazhdueshme, njerëzit e afërt me pushtetin vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre me fondet e taksapaguesve amerikanë, të destinuara për drejtësinë shqiptare.
Në një përpjekje për të mbrojtur pushtetin dhe aleatët e tij, Fico ka dalë hapur në mbështetje të Ajola Xoxes, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, e cila është vënë në qendër të kritikave për stilin e jetës luksoze dhe lidhjet e saj me pushtetin. Në një koment publik në rrjetet sociale, Fico shkruan:
“Ajola, mbaje kokën lart në këtë përballje me padrejtësinë. Dhe mos e ler baltën e çakenjve të të dëshpërojë. Përveç të tjerave, në këtë qenëri mediatike, luan një rol, fatkeqësisht, edhe zilia për një grua të mençur, punëtore e zemërbardhë si ty.”
Ky koment ka ngjallur menjëherë reagime të forta, sidomos pas zbulimeve se Delina Fico ka përfituar shuma masive nga një kontratë 9 milionë dollarëshe e USAID me organizatën EWMI, ku ajo shërbente si drejtoreshë e programeve. Shqiptarët, të lodhur nga korrupsioni dhe padrejtësia, e kanë lexuar këtë mbrojtje si një përpjekje të dëshpëruar të një gruaje që ka përfituar nga fondet publike ndërkombëtare për të siguruar mirëqenien e saj personale.
Pasi shpërndau postimin e Ajola Xoxes, Delina Fico shtoi edhe një tjetër koment:
“Ju lutem, lexojeni me mendjen dhe zemër hapur. Dhe, ju lutem, refuzojini qëndrimet e atyre që sillen sikur i dinë të gjitha për të gjithë, dhe që masakrimin e tjetrit pa u menduar dy herë e shohin si sport për të kaluar kohën.”
Ndërkohë, Ajola Xoxa, në përpjekje për të justifikuar pozitën dhe privilegjet e saj, ka deklaruar:
“Unë vij nga dy familje të njohura shqiptare.”
Por faktet tregojnë të kundërtën. Ajola Xoxa vjen nga dy familje të njohura vllahe, një detaj që për vite është anashkaluar nga propaganda rilindase, por që tani po bëhet më i dukshëm se kurrë.
Përballë kritikave të ashpra dhe akuzave për nepotizëm, korrupsion dhe përfitime të padrejta, Rilindasit duken të kapur në befasi. Paniku i ka përfshirë, dhe Delina Fico, me miliona nga USAID në llogarinë e saj, është shembulli më i qartë i kësaj frike. Mbrojtja e Ajolës nuk është thjesht një gjest miqësor, por një përpjekje për të mbrojtur njëri-tjetrin në një moment kur korrupsioni dhe keqpërdorimi i fondeve publike po dalin gjithnjë e më shumë në dritë.
Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me varfërinë, papunësinë dhe mungesën e shpresës, “të zgjedhurit” vazhdojnë të jetojnë në luks dhe të mbrojnë njëri-tjetrin. Por deri kur do të vazhdojë kjo? Dhe a do të ketë drejtësi të vërtetë në një vend ku edhe fondet për drejtësinë keqpërdoren?/gazetaimpakt