I shkrumbuar plotësisht/ Gjendet një automjet i djegur në Lezhë, dyshohet se u përdor në vrasjen e Gjovalind Prendit një ditë më parë

Një automjet është gjetur i djegur në afërsi të fshatit Fushë Gjorm ku dyshohet që mund të jetë përdorur në ngjarjen e djeshme në Fshatin Pllanë. Mjeti është gjetur rreth 300 metra larg autostradës pranë një kanali.

Ekspertet e krimeve po ekzaminojnë mjetin e djegur për të zbardhur ndonjë detaj nga kjo ngjarje e rëndë.

Ngjarja:

64-vjeçari Gjovalind Prendi ka qenë duke konsumuar kafe në lokal dhe disa persona kanë ndaluar para tij dhe e kanë qëlluar. Familjarët e kanë dërguar më pas në spital por nuk ka mundur dot t’u shpëtojë plagëve të marra.

Roan Brahimi i njohur si armiku i Ervis Martinajt u ekzekutua me armë zjarri nga një atentat mafioz në Athinë më 9 maj 24, është nga fshati Pllanë i Lezhës.

Krimi, në sy të gruas dhe djalit të vogël ndodhi në një zonë të populluar.

Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne