I vihet zjarri një xhamie në Francë/ Lihen shënime: “Kryqëzata do të rifillojë” dhe “jo Islamizimit”

υXhamia Arrahma në qytetin Nantes të Francës ishte objekt i një sulmi me zjarr, raporton e përditshmja franceze Ouest-France.

Sulmi ndodhi natën nga e enjtja në të premte kur autorët lëvizën koshat e plehrave para njërës prej tre dyerve të xhamisë dhe i vunë flakën. Dera u shkatërrua dhe dyshemeja e muri i xhamisë u nxinë nga zjarri që pasoi. Flakët u vunë re rreth orës 2:50 të mëngjesit me kohën lokale. Një hetim ka nisur për incidentin.

Një xhami tjetër u sulmua, këtë herë në qytetin e Rennes dhe u lye me sharje islamofobe; “Kryqëzata do të rifillojë” dhe “jo Islamizimit”.

Sulmet pasojnë një projekt-ligj islamofob, i cili shkaktoi protesta në të gjithë.

Projekt-ligji, i miratuar nga Asambleja Kombëtare Franceze në 16 Shkurt , po kritikohet pasi synon komunitetin Mysliman dhe vendos kufizime në pothuajse çdo aspekt të jetës së tyre. Ai parashikon ndërhyrjen në xhami dhe në shoqatat përgjegjëse për administrimin e tyre, si dhe kontrollimin e financave të shoqatave dhe organizatave joqeveritare (OJQ) që u përkasin myslimanëve.

Ai gjithashtu kufizon zgjedhjet arsimore të komunitetit mysliman duke parandaluar familjet që t’u japin fëmijëve arsim në shtëpi. Projekt-ligji gjithashtu ndalon pacientët të zgjedhin mjekë bazuar në gjini për arsye fetare ose të tjera dhe e bën të arsyeshëm “arsimin e sekularizmit” për të gjithë zyrtarët publikë./OKI

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne